Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur - Business Magazine Albania

Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur

Grupi Anonymous Sudan hakoi X-in, me dhjetëra mijëra përdorues të prekur

Një grup hakerash i quajtur Anonymous Sudan rrëzoi nga sistemi rrjetin social X i njohur më parë si Twitter në një mori vendesh të martën në mëngjes në një përpjekje për t’i bërë presion shefit të kompanisë Elon Musk për të lansuar shërbimin e internetit satelitor Starlink në vendin e tyre.

X ishte jashtë funksionit për më shumë se dy orë, ku mijëra përdorues ishin të prekur.

“Bëni që mesazhi ynë të arrijë tek Elon Musk: Aktivizoni Starlinkun në Sudan”, kanë postuar hakerat në Telegram.

Lexo edhe:Hakerat fikin dy nga teleskopët më të avancuar në botë

Me javë të tëra, BBC foli në Telegram me hakerat për metodat dhe motivet e tyre.

Një anëtar i grupit, i cili e quan veten Crush, i tha BBC-s se në sulmin e së martës dërguan një sasi të madhe të dhënave në përpjekje për t’i rrëzuar – të njëjtat teknika hakerimi të hapura dhe relativisht jo të sofistikuara për të cilat banda njihet.

Në webfaqen Downdetector u regjistruan 20 mijë raporte ndërprerjesh nga përdoruesit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, derisa numri i të prekurve mund të ketë qenë më i lartë.

Një tjetër anëtar i grupit të hakerëve – Hofa – tha se i ashtuquajturi sulmi DDoS (Distributed Denial of Service) kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për luftën civile në Sudan, e cila “po e bën internetin shumë të keq dhe bie mjaft shpesh për ne”.

X ende nuk ka folur lidhur me sulmet e fundit dhe Musk nuk i është përgjigjur pyetjeve për të lansuar shërbimin e tij të internetit satelitor në Sudan.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0