Green Copy: Vizioni është i qartë, të jemi gjithmonë kompani që ofron printim falas për studentët.

Green Copy: Vizioni është i qartë, të jemi gjithmonë kompani që ofron printim falas për studentët.


Emri i projektit: Green Copy

Anëtarët e ekipit: Ermal Muharremi, Fisnik Pula, Norik Krasniqi, Edon Muharremi

Drejtues i ekipit: Ermal Muharremi

Lexoni më poshtë intervistën me Drejtuesin e ekipit Ermal Muharremi.

• Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj?

GreenCopy është shërbim për studentët që ju mundëson të printojnë/shtypin falas. GreenBox Print është një inovacion në tregun tonë, i cili është eco-friendly, kursen para për studentët dhe ka një model unik të biznesit. Ky shërbim për print falas do të jetë prezent në hapësira të fakulteteve dhe librarive.

• Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Çfarë ju motivoi për të propozuar këtë aplikacion?

Green Copy ofron hapësirë promocionale për klientët tanë duke shënjestruar studentët në përgjithësi si dhe grupe tjera të shoqerisë. GreenCopy ofron printim falas në veçanti për studentët dhe grupet e tjera të shoqërisë. Ky shërbim ka për qëllim që koston e printimit ta largojë nga xhepi i studentëve. Motivimi është i qartë duke marrë parasysh që vitin e kaluar kam qenë vetë student në për master në Universitetin e Antwerp-it në Blegjikë, dhe gjatë studimeve kam shpenzuar jashtëzakonisht shumë para në printimin e slide-ve, skripteve dhe ushtrimeve. Në të njëjtin problem kanë hasur edhe studentët dhe kolegët tjerë. Prandaj motivi ka ardhur nga eksperienca / nevoja si student. Nga një hulumtim që kemi bërë, përafërsisht një student shpenzon 8-10 Euro në muaj për të printuar. Ne besojmë që studentët nuk duhet të brengosen, së paku për shpenzimet e printimit, dhe të fokusohen më shumë në studime dhe hulumtime.

• Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend? Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Pritshmëritë tona nga Startup Weekend ishin të mëdha për arsye se nëse këto raste shfrytëzohen, atëherë kjo mundësi mund të jetë një kthesë e këndshme në karrierën e ndërmarrësisë. Personalisht, unë kam marrë pjesë edhe në Startup Weekend Antwerp, Belgjikë dhe dallimi i vetëm ka qënë te numri i pjesëmarrësve.

• Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Një përvojë e cila na lë të kuptojmë se me punë është gjithçka e arritshme, dhe kuptuam kapacitetin tonë kur ka përkushtim.

• Pas Eventit, Startup Weekend Tirana, si ndiheni? Keni mbështetjen e duhur? Cilat janë hapat në vazhdim?

Startup-Weekend-Tirana-Fituesit-vendi-dyte-Green-copy-businessmag

Pas kësaj përvoje ndihemi shumë mirë. Kemi pasur kontakte me persona nga sfera e biznesit dhe ka interesim të vazhdueshëm për bashkëpunim. Momentalisht jemi në fazen e ri-konstruktimit të idesë e cila kërkon analizë të detajuar. Deri më tani, pritshmëritë tona janë arritur mirëpo kemi edhe shumë punë për të bërë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Për momentin kemi mbështetje të madhe nga organizuesit e Startup Weekend Tirana dhe jemi në bisedime që ato t’i zgjerojmë edhe më shumë. Gjithashtu mbështetja nuk mungon edhe nga ana e bizneseve që shohin veten si klient potencial.

Tani jemi duke e planifikuar zbatimin e projektit për vitin e ardhshëm dhe të lançimit në treg të produktit tonë.

• Mund të na thoni ndonjë datë se kur del në treg produkti juaj? Në çfarë faze jeni ? Çfarë nevoje tjetër keni?

Nuk kemi ndonje datë të saktë se kur presim te dalë produkti ynë por shpresojmë ta kemi një prototip në çerekun e dytë të vitit të ardhshëm. Pasi që jemi në një fazë te hulumtimit dhe rikonstruktimit të idesë, çdo datë e premtuar do të ishte e parakohshme.

Momentalisht jemi në fazën e parë të projektit nga 6 fazat që parashihen në total. Kjo do të thotë qe jemi duke berë të gjitha hulumtimet në treg, duke krijuar ekipin e nevojshëm për ndërtimin e projektit, si dhe duke kërkuar bashkëpunëtorë. Ne kemi nevojë për mundësinë e prezantimit tonë tek me shumë biznese dhe institucione publike në mënyre që ta shfaqim idenë tonë. Në këtë fazë, nevojë tjetër kemi edhe të konsultohemi me mentorë rreth kostove dhe njëkohësisht diskutime me profesionistë në industrinë e printit/shtypit.

Gjithashtu nevojë tjetër, që është esenciale, do të ishte mundësia e bashkëpunimit ose mundësia e krijimit të një fondi, i cili do të na mundësonte zhvillimin e biznesit në mënyrë efektive.

• Na flisni pak për modelin e biznesit tuaj. Cili është vizioni juaj për këtë produkt?

Model i biznesit për GreenCopy është i njohur si Reklama /Marketing. Kjo nënkupton që klientet tanë do të kenë mundësinë e promovimit /reklamimit apo informimim e studentëve përmes hapësirës promocionale (footer) në fletët të paraqesin brandin / logon / sloganin e tyre. Përmes kësaj metode klintët tanë do të kenë mundësi reklame / informimi për një treg të caktuar dhe shumë specifik.

Si shembull: Kompania farmaceutike “AAC” ne Tiranë do t’i shënjestrojë vetëm studentët e mjekësisë, departamenti i farmacisë, apo shtëpia e projektimit “XXL” do t’i shënjestrojë vetëm studentët e drejtimit të arkitektures etj.

Model tjetër për të krijuar të hyra për GreenCopy do të jetë shitja e pyetësorëve / anketave, gjithmonë sipas kërkesës për kompani të ndryshme.

Vizioni është i qartë, të jemi gjithmonë kompani që ofron printim falas për studentët.

• Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Mendojmë që pas 6 muajsh do të kemi disa pika në Shqipëri dhe Kosovë të cilat do të jenë funksionale dhe në shërbim të studentëve për printim.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0