Google promovoi një ueb-faqe të re për fëmijët që mësojnë të lexojnë - Business Magazine Albania

Google promovoi një ueb-faqe të re për fëmijët që mësojnë të lexojnë

Google sjell një ueb-faqe të re, që përfaqëson versionin e shfletuesit të aplikacionit Read Along, i destinuar për pajisjet me sistemin operativ Android.

Faqja është ende në beta, por është aktive dhe funksionale. Ajo përmban qindra histori të ilustruara dhe disa nivele të ndryshme leximi.

Kur fëmijët zgjedhin një histori, ata fillojnë ta lexojnë atë në mikrofonin e pajisjes së tyre. Fjalët theksohen me blu, pasi fëmijët i kanë lexuar. Por, fjalët e keqlexuara nënvizohen me të kuqe. Duke klikuar mbi fjalën e nënvizuar, asistentja virtuale Diya e lexon fjalën saktë.

Google ka shtuar histori të reja në koleksionin Read Along, i cili do të jetë i disponueshëm më vonë këtë vit për versionet në ueb dhe Android. Këto tregime përfshijnë përshtatje të përmbajtjes video për fëmijë nga krijuesit USP Studios dhe ChuChu TV, si dhe libra me alfabet.

Lexo: Si të avanconi në karrierë kur punoni nga shtëpia

Aplikacioni Read Along Android është përdorur nga më shumë se 30 milionë fëmijë që kur u lançua në vitin 2019. Zgjerimi i aplikacionit në desktop do t’u mundësojë fëmijëve më shumë opsione, si dhe leximin në ekrane më të mëdha. Kjo është diçka që mësuesit e kanë parë si të rëndësishme për studentët, veçanërisht ata me probleme me shikimin.

thehindubusinessline

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0