Google Drive së shpejti do t'ju lejojë të ruani të gjithë dokumentat e kompjuterit tuaj - Business Magazine Albania

Google Drive së shpejti do t’ju lejojë të ruani të gjithë dokumentat e kompjuterit tuaj


Google Drive është gati të jetë ‘përgjigjia’ për të gjitha nevojat për ruajtjen e të gjithë materialeve në kompjuterin tuaj dhe jo vetëm skedarët që krijoni dhe ngarkoni duke përdorur shërbimet e saj të bazuara në cloud, si Google Docs dhe Photos.

Gjigandi i kërkimit sapo njoftoi një mjet të ri të Backup dhe Sync, e cila do t’u japë përdoruesve të përditshëm mundësinë për të ruajtur të gjitha dosjet dhe fotot në kompjuterët e tyre në Google Drive.

Ajo do të bëjë menaxhimin e skedarëve në cloud për një përvojë më të mirë për përdoruesit. Në vend që të krijoni dosje krejtësisht të reja, ky mjet do të rikrijojë sistemin tuaj të dosjeve në Drive.

Google thotë se e ka krijuar këtë mjet duke patur në mendje përdoruesit e Drive, kështu që kjo nuk është domosdoshmërisht e ndërtuar për sistemet komplekse që bizneset kanë tendencë të përdorin. Në vend të kësaj, do t’u japë përdoruesve individual një mënyrë më të lehtë për të ruajtur dosjet e tyre.

Ky mjet i ri ju lejon që të zgjidhni dosjet në kompjuterin tuaj për t’u ruajtur në Drive. Nëse nuk paguani për ruajtje shtesë dhe keni një ton me skedarë në tavolinën e punës, ju mund të përdorni hapësirën prej 15 GB të ofruar në llogaritë falas, por gjithnjë mund të paguani për më shumë hapësirë ruajtje.

Google do ta lançoë këtë tipar të ri më 28 Qershor ndërsa të regjistruarit në klasën e biznesit ‘G Suite’ do ta përfitojnë këtë funksionalitet më vonë këtë vit.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0