Gjurmimi Google, çfarë po ndodh me ne?! - Business Magazine Albania

Gjurmimi Google, çfarë po ndodh me ne?!

Gjurmimi Google

Shkruar nga Landa Grembi, kontributore

Shkak për këto kërkime të shpejta u bë komunikimi me një mike virtuale. Biseda ishte e fokusuar në situatën aktuale në vend, por as 5 minuta më vonë libri i fytyrave më sugjeron që të pëlqej faqen e një ambasade në Shqipëri. Bela e madhe… Sa më poshtë asnjë gjë e re, thjesht një përmbledhje e “ushqimit” që po u japim rrjeteve sociale dhe kompanive të mëdha siç është dhe Goolge me “dëshirën” tonë.

Sot minierat e arit të kohëve që po jetojmë janë thjesht të dhënat tona. Përpunimi i tyre ka bërë që kompani si Google, Amazon, Facebook, etj. të renditen me të ardhurat më të larta të dekadave të fundit.

Po si na gjurmon Google? Më poshtë një listë e shpejtë për mënyrat se si gjurmohemi me vullnet të plotë nga ana jonë. Them me vullnet, sepse asnjëri nga ne ose një numër tejet i pakonsiderueshëm ka hapur ndonjëherë termat dhe kushtet e përdorimit të një aplikacioni të caktuar.

Lexoni: 10 ditë liri, FOMO vs. JOMO

E nisim me historikun e faqeve që vizitojmë në rrjet:

  • Google Chrome (motori i kërkimit): nëpërmjet të cilit mbahet “aktiviteti” ynë online.
  • Youtube: Videot e para dhe ato të ngarkuara në këtë program
  • Fotot: Njerëzit dhe vendet e etiketuara (bërë tag)
  • Kalendari: Takimet, planet e ardhshme të biznesit apo me miqtë (ku jetoj, mbahet kalendar, edhe kur takon miqtë, duke e planifikuar para çdo gjë për shkak të intesitetit të ditës)
  • Ads: Reklamat e klikuara, duke dhënë kështu informacion automatik në lidhje me preferencat
  • Hartat (Maps): Vendet e vizituara, vendet që kemi kërkuar (pretendente për vizitën e ardhshme)
  • Hangouts: Bisedat, kontaktet që ndajmë online
  • Shërbimi i emailit (gmail): Postën elektronike, kontaktet
  • Online Shopping: Produket e kërkuara bashkë me ato që ke “klikuar” për kuriozitet
  • Search (kërkimi): Çdo gjë që kërkon online “magazinohet” nën emrin tënd
  • News (lajmet): Faqet/portalet e vizituara dhe historitë e lexuara
  • Drive (hapësirat që na jep me “bujari” Google për përdorim “Falas”) – Vendi ku ruajmë informacione dhe skedarët tanët personalë.

Të gjitha këto informacione nuk na i marrin, sikurse përmenda dhe më sipër, por i ofrojmë vetë në pjatë të argjendtë. Ajo që ndodh më pas është përditshmëria jonë. Ndikohemi, kush më shumë  e kush me pak, nga gjithçka (aktivitetet e ndryshme kulturore, leximet, lajmet, produktet, vendet për t’u vizituar, etj.)  Lista e gjurmimit është tejet e gjatë nëse do të vazhdojmë me aplikacionet e shumta, të cilët i kemi nëpër telefonat që përdorim, por kjo e mësipërmja i referohet vetëm Google.

A ka mekanizma për ta ndaluar këtë gjurmim? Po dhe jo do të thoja. Mund ta minimizojmë, por asesi ta ndalojmë. Mund të ç’aktivizojmë disa opsione që këto programe ofrojnë duke “shpëtuar” për disa kohë nga ky gjurmim. Një shembull është ç’aktivizimi i komandës të vendndodhjes (location), apo ç’aktivizimi i ruajtes së historikut të kërkimeve, etj. Mbetet një thirrje e hapur për gjithë ekspertët e fushës që të ofrojnë informacione të thjeshtësuara mbi këto tema, sidomos për brezin e ri, duke parandaluar shumë fenomene si bullizmi apo vjedhja e identitetit online po ashtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0