Gjobë nëse nuk paguan siguracionin. Konfindustria kërkon të mos miratohet ligji

Gjobë nëse nuk paguan siguracionin. Konfindustria kërkon të mos miratohet ligji


Konfindustria ka bërë një kërkesë të hapur ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke u kërkur të mos miratojnë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor dhe veçanërisht zotit Meta të mos e dekretojë ligjin në rast se deputetët do ta miratojnë këtë të fundit.

Konfindustria vlerëson se është e pa pranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset, të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë, kur kalojnë 15 ditë pa paguar siguracionin vjetor të detyrueshëm edhe pse kjo mund të vijë nga mospërdorimi i mjeteve në pronësi. Kjo lloj praktike, e cila prek mbi 600 mijë përdorues automjetesh në vendin tonë, është e panjohur për vendet e Rajonit, BE dhe më gjerë. Në vendet në fjalë siguracionet e mjeteve motorrike mund të gjenden me kohëzgjatje të shumëllojshme, sipas kërkesave të tregut.

“Ndryshimet, të cilat propozon ligji, cënojnë interesin publik dhe kanë tipare të qarta klienteliste të tipit “state capture/kapje e shtetit””, sipas Konfindustrisë, duke theksuar se kjo rëndon në mënyrë të drejtpërdrejtë financiarist kostot e biznesesit dhe kostot e jetës së qytetarëve.

Në bazë të procedurave ligjore, ky projektligji i Kodit Rrugor ka kaluar për miratim në Kuvend, pa u diskutuar me grupet interesit dhe duke shfrytëzuar gjendjen e trazuar politike si edhe funksionimin jo normal të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo  situatë  bëhet edhe më e rënduar në momentin që Gjykata Kushtetuese prej kohësh është praktikisht jofunksionale, vëren Konfindustria.

Lexo:  Konfindustria: Qeveria Shqiptare sërish borxhe të larta ndaj privatit

Konfindustria thekson se, në tregun shqiptar, me shfaqje të dukshme të grupimeve të tipit “kartel”, siguracionet e detyrueshme të mjeteve, gjenden vetëm në afatin kohor një vjeçar. Penaliteteti për zotëruesit e mjeteve mund të shkojnë në vlera të larta, me shumë miliona euro në vit, që do të shkojnë në përfitim të dyfishtë të kompanive të sigurimit.

  • Së pari, rrisin në mënyrë të padrejtë të ardhurat e operatorëve nga primet e sigurimit të detyrueshëm pavarësisht, nëse mjetet përdoren ose jo nga qytetarët dhe bizneset.
  • Së dyti, shkojnë për të plotësuar detyrimet ligjore-financiare në miliona euro, që kompanitë e sigurimit nuk kanë derdhur prej vitesh në Byronë e Sigurimeve.

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë përgjegjësinë e ekzekutivit dhe sidomos Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare/AMF si institucion në varësi të drejtpërdrejtë të tij, për çmimet e larta, mungesën e llojeve të produkteve, problematikat e pagesave të siguracioneve, etj. Të gjitha këto problematika vijnë si pasojë e drejtperdrejte e mungesës së konkurencës dhe gjendjes së organizimeve të tipit “kartelit” në tregun e sigurimeve, të vërejtur edhe nga Autoriteti i Konkurencës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0