Konfindustria: Qeveria Shqiptare sërish borxhe të larta ndaj privatit


Konfindustria i kërkon politikës të mos rëndojë gjendjen ekonomike të vendit.

Në një njoftim për media, Konfindustria vlerëson, se detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit për TVSH-në, në euro, tejkaluan vlerën e vitit 2013.

Sipas Konfindustrisë, në 2018, shteti nuk u ka kthyer operatorëve të biznesit pothuaj 93 milionë euro TVSH kundrejt afër 92 milionë euro në dhjetor 2013.

Tejkalimi i masës së borxhit ndaj bizneseve në vitin fiskal 2018 kundrejt gjashtë viteve më parë, tregon për performancë të dobët të politikave qveritare me pasojë të drejtpërdrejtë rendimentin e ulët fiskal të ekonomisë kombëtare”, thekson Konfindustria.

Administratori i saj Gjergj Buxhuku thekson se, kjo rrit kostot e biznesit, rrezikon seriozisht besimin e investitorëve, vë në pikpyetje përmbushjen e treguesve kryesorë makro të buxhetit 2019 dhe godet zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë të vendit.

Lexo: Zhvlerësimi i euros dhe mos rimbursimi i TVSH-së, bllokojnë eksportuesit shqiptarë

Gjendja paraqitet edhe më problematike, sepse niveli i borxhit publik të vendit në vitin fiskal 2018, sipas agjencive audituese të pavarura dhe certifikimit “de facto” nga institucionet financiare ndërkombëtare, është të paktën 10% i PPB më i lartë se në vitin 2013, pa llogaritur detyrimet në rritje nga projektet e tipit PPP/Partneritetit Publik Privat të tashme dhe të parashikuara në progamet qeveritare të shpallura.

Kjo bën pothuaj të pamundur marrjen e borxhit të ri si mekanizëm financiar i përdorur në të ashtuquajturën krizë të borxheve të viti 2013. Konfindustria thekson se, “në vitin 2014 Qeveria shqiptare në marrëveshje me FMN mori borxh të ri në një vlerë pothuaj 1 miliard $, duke e përligjur me nevojën e përballimit të detyrimeve të gjetuar nga qeverisja e mëparshme. Performanca e dobët e politikave ekonomike dhe financiare qeveritare gjatë vitit 2018, të shprehura qartë në rritjen e fortë të detyrimeve financiare të pakthyera bizneseve dhe të tretëve në përgjithësi, ngarkon me përgjegjësi edhe programet e bashkpunimit të FMN/Fondit Monetar Ndërkombëta”.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale