Një nga iniciatorët e përkrahjes së ideve të rinjve është Gjirafa Lab e ndihmuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllim të zhvillimit të biznesit inovativ në Kosovë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pranuar të jetë mentor i këtyre të rinjve dhe t’i përcjell ata, që idetë dhe produktet e tyre teknologjike t’i kthej në një biznes të suksesshme në internet që njëherësh është shpresë për zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë kosovare, papunësinë.
“Mentorët tanë me përvojat dhe sukseset e tyre, do t’i përcjellin gjatë rrugës deri në një biznes të suksesshëm”, thuhet në web faqen zyrtare të Gjirafa Lab, ku edhe janë bërë publik emrat e mentorëve që do t’i përcjellin të rinjtë me ide për biznes në fushën e teknologjisë.
Stavileci, si mentor për këta të rinjtë është angazhuar në mënyrë vullnetare për ta dërguar deri në fund misionin e tij si ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Burimi: orainfo.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto