Gjirafa.com lançon GjirafaLab, një inkubator startupesh rajonal » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Gjirafa.com lançon GjirafaLab, një inkubator startupesh rajonal

Motorri i kërkimit shqiptar, Gjirafa sapo ka lançuar një inkubator për startup-e e quajtur Gjirafa Lab, e cila ka për qëllim të ofrojë burime dhe qasje në treg për sipërmarrësit e internetit, të cilët janë në kërkim të krijimit të zgjidhjeve për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjirafa Lab është ndërtuar nga Gjirafa, Inc me mbështetjen e “Startup Yard” dhe “Rockaway Capital” dhe e asistuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllim të ndërtimit të ekonomisë së internetit në Kosovë dhe rajon. Sipërmarrësit do të kenë një mundësi për të transformuar idetë e teknologjisë / produkteve të tyre në biznese të suksesshme online dhe zgjidhjen e problemeve reale për shoqërinë.

Entuziastët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar një formë aplikimi online duke përshkruar idenë e tyre, ekipin dhe detaje të tjera të rëndësishme.

“Ne ofrojmë përvojën tonë, mbështetjen teknike dhe të biznesit, si dhe mjetet financiare për ekipin tuaj në mënyrë që së bashku, ne të bëjmë një ndryshim në epokën e ekonomisë dixhitale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në të gjithë rajonin.”tha njëri nga pjestarët e stafit të Gjirafa.

Kriteret e përzgjedhjes në faqen e internetit tregojnë se startup-et do të përzgjidhen në bazë të tregut të synuar (suke synuar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe rajon), ekipit, ndikimit të ekonomisë në internet, tregut, teknologjisë, etj, ndërsa startup-eve të përzgjedhura do t’u ofrohet një hapësirë për të zhvilluar më tej idenë e tyre dhe mentorim, edhe pse mentorët nuk janë bërë publikë ende.

Burimi: digjitale.com

Evente

Panairi i Sipërmarrjeve me Impakt Social

Janar 22, 2019
ora 10:00 – 15:00