Si një inkubator për startup-et, Gjirafa Lab do të sigurojë hapësirën, mentorimin, rrjetëzimin, teknologjinë, shfaqjen e talenteve dhe financim për sipërmarrësit konkurrent të internetit, duke krijuar kështu zgjidhje për tregun e Kosovës, Shqipërise dhe Maqedonisë. Ndryshe nga të tjerët, Gjirafa Lab është bërë nga njerëz të cilët e kanë bërë një startup më parë.
Gjirafa Lab është ndërtuar nga Gjirafa, Inc, e ndihmuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllimin e ndërtimit të ekonomisë së internetit në Kosovë dhe rajon. Sipërmarrësit do të kenë një mundësi për të transformuar idetë e teknologjisë / produktet e tyre në biznese të suksesshme online dhe zgjidhjen e problemeve reale për shoqërinë.
Burimi: f6s.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto