Gjiganti LIDL do të vijë zyrtarisht në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Gjiganti LIDL do të vijë zyrtarisht në Shqipëri!

Gjigandi gjerman i supermarketeve, LiDL, ka fituar zyrtarisht statusin e investitorit strategjik në Shqipëri dhe do të kryejë një investim prej 105 milionë eurosh, ku do të përfshihet edhe ndërtimi i një qendre logjistike.

Vendimi i  KIS ka të bëjë me ngritjen e një qendre logjistike të markës së shitjes me pakicë LIDL që pritet të hyjë në tregun shqiptar. Subjekti aplikues “LIDL SHQIPËRIA” SHPK është pjesë e kompanive të rrjetit ndërkombëtar gjerman Schwarz Group, i cili është një lider ndërkombëtar në industrinë e shitjes me pakicë, i pozicionuar në 31 shtete.

Lexo edhe: Shqipëria në vëmendjen e LIDL, rrjetit më të madh të supermarketeve Gjermane

“Vlera e investimit të projektit të investimit “LIDL Shqipëria– Qendër Logjistike” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë mbi 105 milionë Euro.

Projekti i investimit synon të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 200 mijë m2, e cila ndodhet pranë zonës logjistike portuale në Porto Romano, Durrës. Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një qendre logjistike e cila do të shërbejë si objekt kryesor për magazinimin e produkteve me shumicë.

Produktet e magazinuara synojnë të furnizojnë si tregun shqiptar, duke lehtësuar grumbullimin, mirëmbajtjen dhe shpërndarjen e produkteve vendase, ashtu si dhe promovimin dhe eksportin e jashtëm të këtyre produkteve. Subjekti synon gjithashtu të operojë në tregun shqiptar duke krijuar operacione të shitjes me pakicë përmes një rrjeti të gjerë supermarketesh.

Sipërfaqja e synuar ndodhet brenda konturit të “Masterplanit të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës, miratuar me Vendim KKTKU me nr. 09, datë 27.07.2022 “Leje zhvillimi për objektin “Porti i Durrësit – Porto Romano”” thuhet në vendim. Ky project investimi parashikon të punësojë të paktën 2500 persona.

Vendimi i KIS i ka miratuar atij Statusiin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për tre vjet. Do të jetë Autoriteti Portual Durrës, në cilësinë e zhvilluesit të zonës pas përfundimit të procedurave administrative dhe disponimit të pronës, ai që do të të lidh kontratë qiraje afatgjatë me shoqërinë “Lidl Shqipëria” sh.p.k.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0