Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba tha se ka pasur një “rikuperim të qëndrueshëm” që nga marsi, por paralajmëroi që rruga për një rikthim ekonomik mbetet e pasigurt.
Shitjet e firmës u rritën 22% në tre mujorin e parë deri në 31 mars, megjithë kufizimet për shkak të koronavirusit.
Fitimi ishte më i lartë se sa pritej, i nxitur nga kërkesa për produkte ushqimore dhe elektronike. Zinxhiri i shpërndarjes së produkteve dhe humbjet e investimeve ndikuan në rezultatet e saj në përgjithësi. Qeveria kineze tha këtë javë se nuk do të vendosë një objektiv të rritjes ekonomike. Kjo është hera e parë që nuk ka pranuar ta bëjë këtë që nga viti 1990.
Lexoni: Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi?
Shumë kompani globale gjithashtu kanë hedhur poshtë parashikimet ekonomike për vitin e ardhshëm, duke përmendur pasigurinë për shkak të pandemisë.
Alibaba, e cila drejton një nga grupet më të mëdha në botë të dyqaneve dhe faqeve të mediave digjitale, paralajmëroi gjithashtu pasigurinë ekonomike. Kompania u tha investitorëve se priste rritje të të ardhurave prej rreth 27% gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me 35% në një vit më parë.
Lexoni: Netflix do të anulojë automatikisht llogaritë joaktive
“Megjithëse pandemia ka ndikuar negativisht në shumicën e bizneseve tona vendase të tregtisë, duke filluar nga fundi i janarit, ne kemi parë rimëkëmbje të qëndrueshme që nga marsi,” tha drejtori zyrtar i financave të Alibaba, Maggie Wu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto