Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi? - Business Magazine Albania

Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi?

Si të merrni vendime të zgjuara

Nga  DAMON BROWN, sipërmarrës dhe autor

Si mundet një lider biznesi të bëjë strategji të mira gjatë kaosit? Kjo është një pyetje me të cilën shumë prej nesh po përballen, pasi ndodhemi dhe po drejtojmë një ekonomi të paqëndrueshme botërore. Siç e vuri në dukje edhe Mark Kuban, disa nga startup-et më me ndikim sot, filluan pikërisht gjatë recesionit të fundit. Duke ecur përpara, udhëheqësit duhet të respektojnë momentin dhe të punojnë për të ardhmen e biznesit.

Në një intervistë vitin e kaluar, veterani i marketingut Seth Godin, tha se lëvizja tjetër më e mirë vjen nga shtrimi i një pyetjeje të rëndësishme:

A ju besojnë më shumë njerëz dhe ju kushtojnë vëmendje sot sesa gjashtë muaj më parë, dhe Çfarë do të bëni nga tani në gjashtë muajt e ardhshëm në mënyrë që të ndryshojë rrënjësisht numri i njerëzve që besojnë fort tek ju?

Ky ushtrim reflektues është kyç, dhe mendoj se ka dy leksione të mëdha nga kjo deklaratë:

Së pari ndërto besim e më pas vëmendje

Besimi është një produkt më i rrallë sesa vëmendja. Në fakt, besimi të çon në vëmendje. Ju mund të merrni shumë vëmendje, por kjo nuk do të thotë që njerëzit do të dalin nga rruga e tyre, për të punuar me shërbimin tuaj ose për të blerë produktin tuaj. Sidoqoftë, duke ndërtuar besim, mund të krijoni një dialog me klientët tuaj të mundshëm dhe të jeni në krye të vëmendjes kur oferta juaj plotëson nevojat e tyre.

Ndërtimi i besimit kërkon tri veprime:

1-Të shfaqesh për klientin

2- Të jesh i qëndrueshëm me disponueshmërinë dhe mesazhin tënd

3- Të fokusohesh në shërbim më shumë se sa në vetë transaksionin

A keni më shumë besim tani se më parë? Gjashtë muaj janë shumë të mirë për të parë se si ka funksionuar strategjia juaj.

Lexo: Bizneset më të mira këmbëngulin në ruajtjen e ekuilibrit

Tani shiko 6 muaj nga e ardhmja

Nëse tani është verë, cilat janë ato veprime që do të ndërmarrësh tani për të ndërtuar deri në dimër, besim, shërbim dhe vëmendje? Diskutimi automatikisht ndryshon fushën e procesit tuaj të vendimmarrjes.

Aktualisht shumica e botës është ngujuar. Sidoqoftë, në gjashtë muaj, ne me siguri do të jemi në një peizazh të ndryshëm: mbase jashtë izolimit, padyshim më inteligjentë për pandeminë dhe më të përshtatur ndaj një ekonomie të re.

Me fjalë të tjera, bota jonë tani është në tranzicion. Marrja e vendimeve afatshkurtra mund të mos ju ndihmojë të qëndroni gjallë deri në fund të vitit.

Për shembull, folësit profesionistë publikë si unë mund të mos praktikojnë fjalimet publike. Do të zotërojmë të folurën virtuale dhe t’i drejtojmë të gjitha mundësitë tona për të folur në distancë. Por çfarë do të ndodhë sot një vit, kur ato konferenca që janë vonuar papritmas kthehen? Deri atëherë, folësit në skenë do të ishin jashtë praktikës. Në rastin tim, unë po zhvilloj biseda aktive rreth të gjitha angazhimeve të mia të vonuara. Flas dhe praktikoj bisedimet e mia në skenë dhe jam i gatshëm të flas para një audience offline kur bota të jetë gati në një të ardhme të afërt.

Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Masa më e shpejtë mund të mos jetë drejtimi i biznesit tuaj atje ku janë klientët, por përcaktimi i strategjisë suaj se ku do të jenë.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0