Bizneset më të mira këmbëngulin në ruajtjen e ekuilibrit

Bizneset më të mira këmbëngulin në ruajtjen e ekuilibrit

ekuilibër

Bizneset më të mira nuk funksionojnë duke u përqendruar në ekstreme. Ata, gjithmonë shohin dhe kërkojnë ekuilibrin.

Pronarët e bizneseve kanë një zakon të keq, të cilin shpesh nuk e kuptojnë: zakonin e të qenit i mbërthyer në ekstreme. Kur kohët janë të mira, është e lehtë të besosh se kushtet do të qëndrojnë gjithmonë të tilla, se qielli do të jetë përgjithmonë i kaltër. Por rrëshkitja në drejtimin tjetër rezulton të jetë po aq e lehtë, duke kaluar ditë të vështira, kur duket sikur retë nuk do të ikin dhe qielli do të mbetet gjithnjë gri.

Bizneset e suksesshme – ato që lulëzojnë për një kohë të gjatë – kurrë nuk qëndrojnë në një ekstrem ose në tjetrin. Ata ruajnë një ekuilibër. Liderët, veçanërisht në kohët e vështira, duhet t’i ndihmojnë ekipet e tyre të shohin të dyja anët e medaljes.

Drejtuesit më të mirë instinktivisht e dinë që asnjë biznes nuk mund të zgjasë shumë, nëse ëndërron vetëm se si të rritet. Kjo nuk do të thotë që liderët e mirë janë imunë ndaj sirenës së ekstremeve.

Për shembull, në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, World Wide Web shpërtheu në skenë dhe bashkë me të, biznese të panumërta të reja që kërkuan të përfitonin. Gjatë këtyre ditëve qielli ishte blu. Shumë biznese filluan me skicën e një plani biznesi ose me propozime, që i çonin në rrugën drejt fitimit. Por nuk ishin thjesht themeluesit e bizneseve të reja të mahnitur nga qielli blu.

Investitorët dhe huazuesit bënë të njëjtën gjë. Ata lanë mënjanë parimet e tyre themelore, për gjërat, që bënin diferencën mes riskut të mirë dhe atij të keq. Në fund të fundit, qielli do të ishte përgjithmonë blu, apo jo? Pastaj, në vitin 2001, flluska shpërtheu. Të jetosh përgjithmonë në një botë me qiellin blu, është një trillim i pashmangshëm.

Lexoni: 3 mënyra për të maksimizuar produktivitetin e ekipit

Ndodh që të ngecësh edhe në skajin tjetër, atë të qiellit gri dhe nuk duhet të shikosh shumë larg për ta kuptuar. Në dekadën e kaluar dhe veçanërisht në muajt e fundit me krizën e koronavirusit, shumë biznese po operojnë në modalitetin e qiellit gri . Padyshim që ekziston një pasiguri për të gjithë. Dhe, natyrisht, udhëheqësit e mirë nuk mund t’i heqin sytë nga pasiguria dhe të veprojnë sikur biznesi po funksionon normalisht.

Por të lejoni të menduarit tuaj ose mënyrën e funksionimit të biznesit të orientohet plotësisht në modalitetin e qiellit gri është po aq e rrezikshme sa bizneset e së kaluarës jo aq të largët, që besuan se “.com” ishte thelbësor për të pasur një biznes të sukseshëm.

Lançimi, drejtimi dhe rritja e një biznesi gjithmonë kërkon një përzierje të vetëdijes ndërmjet qiellit gri dhe të kaltër. Është më mirë që ta konsideroni biznesin tuaj si një vazhdimësi ngjyrash. Realiteti gjithnjë zhvillohet diku në mes të ekstremeve polare. Detyra e një lideri të mirë dhe në të vërtetë i të gjithë ekipit, është që gjithmonë të shikoni spektrin e plotë të ngjyrave dhe me kalimin e kohës mund të drejtoheni gradualisht drejt poleve, në varësi të kushteve dhe situatës.

Udhëheqja e shkëlqyer – ajo që studion nga afër ciklet e tregut dhe kushtet gjithnjë  në ndryshim të tij, udhëheqja që ndërton një kulturë lidershipi në vend të një imazhi të rremë të heroit, që i bën të gjitha vetë, nënkupton të shohësh realitetin dhe ta pranosh siç është: një qiell miks i grisë dhe të kaltrës.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0