Gjermania, marrëveshje granti për sektorin energjitik shqiptar

Gjermania, marrëveshje granti për sektorin energjitik shqiptar


Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë z.Hellmut Hoffman firmosën sot një marrëveshje granti në vlerën 2 milionë euro për sektorin elektroenergjetik, që synon të përmirësojë menaxhimin e kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apo edhe të ofrojë konsulencën në marrjen e vendimeve të duhura për investimet në mbarë vendin.

Me këtë rast, ambasadorit gjerman z. Hellmut Hoffman tha:

“Me nënshkrimin e sotëm kemi bërë një hap të mëtejshëm përpara për furnizimin e vazhdueshëm e të besueshëm me energji elektrike në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka dëshmuar në këtë mënyrë se është duke ndërmarrë përpjekje të mëdha reformash për të garantuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit energjetik dhe integrimin e Shqipërisë në Komunitetin Evropian të energjisë.

Më lejoni zoti ministër të ju falenderoj shprehimisht për angazhimin tuaj dhe të qeverisë shqiptare, pikërisht për të sjellë rendin dhe efiçencën në sektorin energjetik këtu në Shqipëri dhe dëshiroj të ju inkurajoj të vazhdoni më tej kështu.

Marrëveshja e sotme shënon vazhdimin e sukseseve tona të mëdha të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në sektorin e energjisë. Pasi përfunduam me sukses linjën e transmetimit të tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në pranverën e vitit 2016 do të përfundojmë edhe punimet për linjën e tensionit të lartë Shqipëri-Kosovë.

Në fillim të vitit 2014 kemi nisur krahas të tjerave edhe ndërtimin e linjës 110 kv në Jug të Shqipërisë, e cila mendohet të jetë në funksion të plotë në Janarin e ardhshëm. Dy nënstacionet përkatëse qendrore të kësaj linje në Orikum dhe Himarë do të jenë gati pas 18 muajsh.

Qindra mijëra shqiptarë do të mund të furnizohen pas kësaj në mënyrë të besueshme e të vazhdueshme me energji elektrike. Kësisoj, edhe sipërmarrjet, shkollat, spitalet dhe institucionet do të mund të punojnë më mirë dhe me më efektivitet. Ndërtimi i këtyre linjave energjetike dhe rinovimi i nënstacioneve janë një bashkëpunim i shkëlqyer gjermano-shqiptar.

Më lejoni të vij tek marrëveshja që sapo nënshkruam sot pasi suksesi dhe rentabiliteti i këtyre linjave ka për rëndësi vendimtare dhe thelbësore funksionimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tyren.

Pikërisht këtë synon kjo masë shoqëruese e projektit të nënshkruar sot, për të cilën Gjermania ka vënë në dispozicion 2 milion euro, shifër që e përmendi edhe ministri pak më parë. Ky projekt do duhet të garantojë që i tërë sistemi i shpërndarjes së energjisë të menaxhohet në mënyrë të përgjegjshme dhe duke mbuluar kostot.

Për këtë qëllim do të realizohet kualifikimi i përgjithshëm i punonjësve të OSHEE-së, të cilët do të mbështeten edhe me konsulencë për të marrë vendimet e duhura për investime në mbarë vendin. Kjo në përputhje me kërkesat e unionit evropian të transmetimit të energjisë.

Një objektiv tjetër është edhe implementimi i sistemit të menaxhimit të informacioneve, i cili do t’i mundësonte OSHE-së të kishte në çdo moment panoramën e plotë të situatës aktuale të infrastrukturës së saj në përgjithësi.

Këtë mbështetje financiare për menaxhimin e OSHEE-së e realizojmë përmes bankës për zhvillim KfW dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore. Më mbetet vetëm të falenderoj përzemërsisht për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështetjen administrative, fillimisht Ministrinë e Energjisë, bashkëpunëtorët tuaj pra z.Ministër, sëbashku me zonjën Duka dhe zonjën Qirjazi nga Drejtoria e Menaxhimit të Ndihmës së huaj. Një falenderim edhe për donatorin partner që është Banka Botërore, për mbështetjen e përbashkët në menaxhimin e OSHEE-së.

Sigurisht, në mbyllje ju uroj dhe shumë suksese në realizimin e kësaj mase.”

/Syri.net/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0