Gjashtë gjërat që ju përkasin juve dhe jo punëdhënësit tuaj

Gjashtë gjërat që ju përkasin juve dhe jo punëdhënësit tuaj


Një ditë normale pune është mjaftueshëm e gjatë, por janë disa gjëra të tjera që në fakt e bëjnë atë edhe më të gjatë. Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve pretendojnë të shkëputen sa më shpejt nga puna kur kthehen në shtëpi, teknologjia deri diku po e bën të pa mundur këtë.

Kur më në fund kthehesh në shtëpi pas një dite të plotë në zyrë, telefoni tringёllon dhe emailet mbërrijnë në inbox-in tuaj nga njerëz që kërkojnë përgjigjie të menjëhershme.

Na duhet të vendosim kufinj midis jetës tonë personale dhe profesionale. Nëse nuk e bëjmë këtë, puna jonë, shëndeti ynë dhe jeta profesionale do të vuajë pasojat. Duhet të bëni dallimin kritik midis asaj që i përket punëdhënësit tuaj dhe asaj që ju përket juve dhe vetëm juve.

Ja cilat janë gjashtë gjërat që ju përkasin juve dhe jo punëdhënësit tuaj: 

Shëndeti 
Është e vështirë të dish se kur të vendosësh kufij rreth shëndetit në punë sepse përkeqёsimi i tij vjen nё mёnyrё graduale. Lejimi i stresit, humbja e gjumit dhe qëndrimi ulur gjithë ditën pa bërë ushtrime, i shtohen përkeqësimit të shëndetit. Çelësi qëndron në faktin të mos i lini gjërat që t’ju mashtrojnë, dhe mënyra se si e bëni këtë është duke mbajtur një rutinë konsistente. Mendoni rreth gjërave që duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm (të bëni shëtitje gjatë drekës, të mos punoni në fundjavë, të merrni pushimet sipas planit etj), bëni një plan dhe qëndrojini atij pavarësisht të tjerave. Nëse nuk e bëni, po e lejoni punën të shkelë kufirin.

Familja 
Është e thjeshtë që familja juaj të vuajë prej punës që bëni. Pjesa më e madhe e njerëzve punojnë sepse është mënyra e vetme për të mbajtur familjen. Ne kemi mendime si për shembull “Duhet të bëj më shumë para që fëmijët e mi të mos shkojnë me borxhe në universitet”. Pavarësisht qëllimit të mirë të këtyre mendimeve, ato mund të pengojnë familjen tuaj me borxhin më të madh që mund të ketë: humbja e kohës cilësore me ju. Kur të jeni në shtratin e vdekjes nuk do t’ju kujtohen se sa para bëtë për bashkëshortin/en dhe fëmijët tuaj. Ju do të mbani mend kujtimet që keni patur me ta.

Shëndeti mendor
Një punë, e cila merr qoftë edhe një copë të vogël të mirëqënies suaj mendore, po merr më shumë se çfarë i lejohet. Mirëqënia juaj është diçka e vështirë që shefi ta kuptojë, ndaj duhet ta vëzhgoni vetë dhe të vendosni limite për të qenë të shëndetshëm. Shpeshherë, është jeta juaj jashtë punës që ju mban të shëndetshëm mendërisht. Kur e dini se keni bërë një punë të mirë dhe shefi juaj kërkon më shumë, gjëja më produktive që mund të bëni është të thoni “jo” dhe më pas të shijoni miqtë dhe hobet tuaja.

Lexo: Si t’i tregoni një bashkëpunëtori se ai po ju “bezdis”

Identiteti 
Ndërsa puna juaj është një pjesë e rëndësishme e identitetit tuaj, është e rrezikshme që ta lejoni punën të bëhet tërësisht identiteti juaj. Ju e kuptoni se e keni lejuar këtë kur shkoni shumë larg kur reflektoni në atë që është e rëndësishme për ju dhe puna është e vetmja gjë që ju shkon ndërmend. Pasja e një identiteti jashtë punës nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin. Ajo ju ndihmon të çlironi stresin, të rriteni si një person dhe të shmangni kolapset.

Kontaktet tuaja
Ndërsa punëdhënësit tuaj i detyroheni duke dhënë maksimumin, me siguri që atij nuk i detyroheni kontaktet që keni zhvilluar gjatë rrjedhës së karrierës. Kontaktet janë produkt i punës suaj të mundimshme dhe ndërsa mund t’i ndani me kompaninë, ju përkasin juve.

Integriteti juaj
Të sakrifikoni integritetin tuaj ju shkakton shumë stres. Në momentin që e kuptoni se veprimet dhe besimet tuaja nuk janë më në të njëjtin drejtim, është koha që t’i bëni me dije punëdhënësit tuaj se nuk jeni më gatshëm t’i bëni gjërat sipas mënyrës së tij. Nëse është problem i shefit tuaj, mund të jetë momenti që rrugët tuaja të ndahen këtu.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0