Gen Z po udhëheq rikthimin në zyra – Ja si po e përdor këtë mundësi për të avancuar në karrierë - Business Magazine Albania

Gen Z po udhëheq rikthimin në zyra – Ja si po e përdor këtë mundësi për të avancuar në karrierë

Gen Z po udhëheq rikthimin në zyra – dhe ja si po e përdor këtë mundësi për të avancuar në karrierë

Përkundër stereotipeve që shpesh i portretizojnë si të papërgjegjshëm apo të painteresuar për punën, shumë të rinj nga Gen Z – të lindur midis viteve 1997 dhe 2012  po udhëheqin me dëshirë rikthimin në ambientet e punës, duke e parë zyrën si një trampolinë për rritjen e tyre profesionale.

Shumë prej tyre e nisën rrugëtimin e parë në tregun e punës gjatë pandemisë, në një kohë kur puna në distancë u bë normë. Kjo i ekspozoi ndaj kritikave, shpesh nga liderë të njohur biznesi, që i fajësuan për zyrat bosh. Por të dhënat tregojnë të kundërtën: sipas një studimi global me 12,000 punonjës nga kompania JLL, të rinjtë deri në 24 vjeç shkojnë në zyrë mesatarisht tre ditë në javë  më shumë se çdo grup tjetërmoshë. Për këtë brez, prania në zyrë nuk ka të bëjë vetëm me përmbushjen e detyrave, por me përvetësimin e kulturës së punës: si të komunikojnë në mënyrë profesionale, si të ndërtojnë marrëdhënie me kolegët e më të vjetrit në moshë, si të mësojnë rregullat e pashkruara të etikës profesionale dhe si të bien në sy të drejtuesve. Shumë të rinj të kësaj gjenerate ndihen se kanë nevojë për këtë lloj ekspozimi, sidomos për shkak të mungesës së përvojës së tyre fizike në mjedise pune gjatë pandemisë. Prania në zyrë ndihmon në zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe përvetësimin e zakoneve të përditshme profesionale që nuk merren dot pas një ekrani kompjuteri.

Lexo edhe:“Mos bli asgjë” po kthehet në mënyrë jetese! Trendi i ri po na shpëton nga falimentimi personal

Për më tepër, për shumë të rinj ambiciozë, zyra është një mundësi për të ndërtuar rrjetin profesional dhe për të mësuar direkt nga drejtuesit. Disa janë të gatshëm të udhëtojnë për orë të tëra çdo ditë dhe të shpenzojnë qindra dollarë në muaj vetëm për të qenë pranë tyre – të dëshmuar, të mësojnë dhe të avancojnë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Gen Z refuzon fleksibilitetin. Shumica e tyre mbështesin modelin hibrid të punës – një kombinim mes pranisë fizike dhe punës nga shtëpia – si zgjidhjen më të përshtatshme për të ardhmen. Ata e shohin zyrën si vend ku zhvillojnë karrierën dhe punën në distancë si mjet për të balancuar jetën personale dhe profesionale. Për disa të rinj që përballen me sfida shëndetësore apo personale, puna në distancë përfaqëson gjithashtu një hap të madh drejt përfshirjes dhe aksesit më të barabartë në tregun e punës. Në fund të ditës, ky brez nuk është i painteresuar apo dembel, siç është shpesh paragjykuar. Përkundrazi, ata janë të motivuar nga suksesi, nga rritja profesionale dhe nga dëshira për të provuar veten – në zyrë apo në distancë. Ata kërkojnë mundësi, mentorim dhe feedback për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten e tyre.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0