Geiv Tomço, trajnimi i fëmijëve në robotikë, zgjon ëndrrat e së ardhmes - Business Magazine Albania

Geiv Tomço, trajnimi i fëmijëve në robotikë, zgjon ëndrrat e së ardhmes

Geiv Tomço është bashkëthemelues i programit edukativ SmartKids Albania, si dhe specialist i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale. Ai punon me grupe fëmijësh për t’u mësuar në detaje një fushë kaq të veçantë sa është robotika dhe zhvillimi i inteligjencës, përmes ushtrimeve matematikore.

Është përkthyes i një sërë librash që lidhen me teknologjinë dhe ushtrimet matematikore.

Ai, së bashku me nxënësit e tij ndajnë përvojën unike në përfshirjen në robotikë, ndëra ata vetë tregojnë website që i kanë ndërtuar tërësisht nga fillimi.

Geiv, fillimisht çfarë janë STEM?

Qasja e duhur e teknologjive moderne digjitale ndaj fëmijëve nëpërmjet metodologjive STEM. Metodologjitë STEM (Science, Technology, Engineering, Math) janë bashkësi mjetesh dhe aktivitetesh praktike, që mund t’i përdorim për të përmirësuar njohuritë e fëmijëve dhe studentëve, qoftë me apo pa përvoja të mëparshme. Trajnimi i fëmijëve në robotikë zgjon ëndrrat e së ardhmes, pasi mënyra se si ato dizenjohen dhe përgatiten janë në përshtatje me të gjitha llojet e grupmoshave. Disa nga fushat me interes për fëmijët parashkollorë dhe ata në ciklin e ulët, janë Robotika & Programimi, Kompjuteri, Shkenca, Modelimi 3D etj.

Ku dallojnë në këndvështrimin e fëmijëve robotika dhe programimi?

Këto dy disiplina, pavarësisht se duken shumë të ndërlikuara, në fakt janë metodologjia më e përshtatshme që grupmoshat e parashkollorëve dhe cikleve të ulëta të afrohen dhe të përdorin teknologjitë moderne digjitale. Është vëzhguar që pajisjet si, tabletët janë mjaft intuitivë në përdorim, edhe nëse fëmijët nuk kanë mësuar ende të lexojnë, pasi ndërveprimi me të bazohet më së shumti në aspektin logjik dhe koordinimin sy-motor, aspekte që tashmë janë të zhvilluara që në moshat 3-4 vjeç.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0