Gazmir Laçi: COVID-19 nxiti krijimin e strategjive të reja të marketingut - Business Magazine Albania

Gazmir Laçi: COVID-19 nxiti krijimin e strategjive të reja të marketingut

Gazmir Laçi

Në ambjentet e Coolab Tirana u zhvillua aktiviteti “Strategji marketingu për tregun lokal” organizuar nga Garazh dhe Big Media Expert. I ftuar ishte Gazmir Laçi, drejtor marketingu i Panorama Group, i cili foli për eksperiencën e tij në fushën e marketingut.

Aktiviteti u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, ku të pranishmit shprehën mendimet e tyre për marketingun. Pavarësisht mënyrave të ndryshme të të shprehurit, të gjithë bien dakort se marketingu është një komponent shumë i rëndësishëm, i cili kërkon vëmendje të madhe.
Sipas Laçit, marketingu është i lidhur me psikologjinë e njeriut dhe synon që të bindë për kryerjen e një aktiviteti ose përmbushjen e një nevoje të caktuar.

Marketingu nuk fokusohet në vlerat e një produkti të caktuar. Ai kërkon të gjejë dhe të plotësojë nevojat e njerëzve duke i orientuar në blerjen e atij produkti”,- tha Gazmir Laçi, ndërsa tregoi se ka patur raste kur ka dështuar thellë në marketing. Por, nga këto gabime, ai ka marrë mësime shumë të vlefshme, që e kanë ndihmuar të ndërtojë strategji më të mira marketingu. Gjatë punës së tij në Scan TV, Teoren, në kompani të tjera dhe së fundmi në Panorama Group, ai ka kuptuar se nuk ka një formulë të caktuar për të korrur sukses në marketing. Duhet të eksperimentosh dhe të kuptosh vërtet se kujt audience po i drejtohesh dhe pse.

“Mos kini turp t’i thoni dikujt që një produkt nuk është për të dhe mos harxhoni para për të ndjekur një klient që nuk është potencial për produktin tuaj.”,- tha Gazmir Laçi.

Ne zhvilluam një intervistë të shkurtër me të, për të folur rreth disa çështjeve aktuale sot që lidhen me marketingun:

Sa i kushtueshëm mund të jetë një marketing i mirë për bizneset e vogla?

Sot nuk ka nevojë të kesh një buxhet të madh për të bërë marketing. Platformat online të japin mundësinë, që me aq buxhet sa ke të investosh dhe të marrësh mbrapsht atë që ke investuar dhe nëse je një menaxhues i mirë nuk është e nevojshme të shpenzosh shumë para.

A kanë ndryshuar strategjitë e marketingut pas periudhës së COVID-19?

Është një pyetje që ia bëj shpesh vetes, në fakt. Marketingu në vetvete i shërben nevojave të një individi dhe nevojat e individit kanë ndryshuar, për rrjedhojë edhe strategjitë e marketingut kanë ndryshuar. Nëse marrim shembullin e maskave, para pandemisë do ishe i çmendur të mbaje një maskë, ndërsa tani do jesh i çmendur në se nuk mban një maskë, një ndryshim shumë i madh. Pandemia ka ndikuar për mirë në krijimin e strategjive të reja të marketingut dhe në drejtimin e tregut, i ka dhënë rëndësi një tjetër mekanizmi shumë të rëndësishëm për bizneset, siç është mardhënia online. Sot, dashje padashje të gjithë po bëhen më miqësorë ndaj teknologjisë dhe po e përqafojnë atë.

Cila mendon se do të jetë e ardhmja e marketingut?

Për sa kohë do të ketë njerëz që duan të jetojnë më mirë do të ekzistojë dhe marketingu, sepse marketingu ekziston vetëm për një arsye, për të përmirësuar dhe zhvilluar mënyrën e jetesës. Ai zbulon nevojat, krijon produktin për atë nevojë dhe i mbulon nevojat klientit ose përdoruesit dhe kjo e bën marketingun të jetë gjithmonë inovator dhe i pranishëm.

Cilat janë disa këshilla që mund të japësh për marketerët e rinj në treg? Çfarë duhet të kenë ata parasysh?

  1. Gjëja e parë që duhet të kenë parasysh është të lexojnë shumë rreth kësaj fushe.
  2. Së dyti, fokusohuni te ajo që dini të bëni më mirë në këtë fushë dhe punoni për të qenë më të mirët në atë që bëni.
  3. Së treti, eksperimentoni. Marketingu krijon të ardhmen dhe për këtë i duhet të gjejë mënyra të reja duke mos u bazuar gjithmonë në diçka që ekziston.
  4. Së katërti, që të jesh i suksesshëm në marketing ti duhet të kuptosh qartë se çfarë kërkon klienti, ta përkthesh në produkt dhe t’ia shesësh po atij grupi klientësh dhe jo të gjithëve.

Intervistoi: Kristi Kumria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0