Galaxy Unpacked shkurt 2026: Telefoni i ri AI që thjeshton përditshmërinë - Business Magazine Albania

Galaxy Unpacked shkurt 2026: Telefoni i ri AI që thjeshton përditshmërinë

Përvojat e reja mobile lindin kur teknologjia heq pengesat nga momentet e përditshme. Pikërisht me këtë vizion vjen seria e re Galaxy S, e krijuar për të thjeshtuar ndërveprimet e përditshme, për të rritur sigurinë në përdorim dhe për ta bërë Galaxy AI një pjesë natyrale të përvojës që nga prekja e parë.

Me gjeneratën e re të pajisjeve Galaxy, inteligjenca artificiale bëhet pjesë integrale e përvojës së përdoruesit. Galaxy AI thjeshton ndërveprimet e përditshme dhe e bën teknologjinë më të aksesueshme në çdo moment.

Samsung Electronics do të mbajë më 25 shkurt në San Francisko eventin Galaxy Unpacked, ku do të prezantojë inovacionet më të fundit Galaxy dhe do të hapë një kapitull të ri në epokën e inteligjencës artificiale, një epokë ku teknologjia bëhet më personale dhe më e përshtatshme për çdo përdorues. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në Samsung.com, Samsung Newsroom dhe në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube, duke filluar nga ora 19:00 (ora lokale).

Lexo edhe: Samsung prezanton edicionin ekskluziv olimpik të Galaxy Z Flip7, në mbështetje të sportistëve drejt Milano Cortina 2026

Qëndroni të informuar dhe sigurohuni të regjistroheni në samsung.com/unpacked për të marrë të gjitha teaser-at, trailer-at, përditësimet e ardhshme dhe akses në përfitime ekskluzive përpara Galaxy Unpacked shkurt 2026.

Gjithashtu, vlen të theksohet se konsumatorët në Shqipëri që regjistrohen përpara datës 25 shkurt do të marrin një Samsung 25W Magnetic Wireless Charger me blerjen e një prej pajisjeve Galaxy që do të prezantohen më vonë gjatë këtij muaji.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0