Fuqizimi i grave, "Qendra Gratë në Shërbim Publik" bashkëpunon me Luarasin

Fuqizimi i grave, “Qendra Gratë në Shërbim Publik” bashkëpunon me Luarasin


Shumë të rinj sot kanë nevojë për edukim, motivim e gjetje të modeleve që duhet të ndjekin. Universitetet janë një pikënisje e mirë, por jo plotësisht e mjaftueshme.

Qendra Gratë në Shërbim Publik, e themeluar dhe që drejtohet nga Mimoza Hajdarmataj, ka një fokus të veçantë në fuqizimin e gruas, duke sjellë pikërisht modele të mira duke krijuar një rrjet të fortë bashkëpunimi.

Këtë prag fundjave, znj. Hajdarmataj nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e kolegjit Universitar Luarasi, z. Ethem Ruka. Marrëveshja sipas tyre synon që të dy insituticionet të bëjnë përpjeke konkrete për të motivuar të rinjtë e për t’i fuqizuar ata për një përfshirje aktive në shoqëri.

Problemi i gruas shqiptare është pak i veçantë dhe të gjithë jemi të interesuar që gratë që përbëjnë gjysmën e popullsisë të kenë vendin e merituar në biznes, në parlament, në institucione, kudo,” tha z.Ruka. Sipas tij, “I zoti dhe e zonja është ai apo ajo që jo vetëm çan për vete, por ndërmerr një lëvizje që çon të tjerë në destinacionin e duhur. Idetë novatore kalojnë më parë përmes universiteteve, ndaj jemi këtu për të zhvilluar njerëz dhe ide”.

Ai theksoi se kemi një brez që ka nevojë të motivohen dhe tek gratë, motivimi më i mirë vjen nga ato gra që kanë arritur suksesin dhe shërbejnë si model për një gjeneratë të tërë.

Mimoza Hajdarmataj, tha se në thelb të misionit të “Gratë në Shërbim Publik” është fuqizimi i gruas dhe të rinjve përmes edukimit dhe formimit profesional.

“Kjo është edhe arsyeja që po startojmë këtë cikël marrëveshjesh bashkëpunimi me universitete, pasi ky është vendi i duhur për të nisur përmbushjen e misionit tonë, për të ndërgjegjësuar të rinjtë e të rejat të bëhen pjesë e përfshirjeve të rëndësishme në vend, duke filluar nga lufta ndaj korrupsionit, ndërmarrja e reformave, apo proceset e integrimit.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0