Fundi i një epoke! Vdes Mbretëresha Elisabeta II - Business Magazine Albania

Fundi i një epoke! Vdes Mbretëresha Elisabeta II

Mbretëresha Elizabeta II dha frymën e fundit në moshën 96 vjeçare në Pallatin Balmoral në Skoci, një nga vendet më të preferuara të saj dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë, veçanërisht 3 vitet e fundit. Princi Charles, i cili do ta pasojë atë në fron, ishte ndër të parët që mbërriti në Kështjellën Balmoral në Skoci, për t’u ndjekur më pas nga të gjithë mbretërorët e tjerë.

Mbretërimi i gjatë i Mbretëreshës Elizabeth II , 70-vjeçar, u karakterizua nga ndjenja e saj e fortë e detyrës dhe vendosmëria e saj për t’ia kushtuar jetën fronit dhe popullit të saj.

Elizabeth Alexandra Mary Windsor, lindi më 21 prill 1926, në një shtëpi pranë sheshit Berkeley në Londër, fëmija i parë i Albertit, Duka i Jorkut dhe dukeshës së tij, ish-Zonjës Elizabeth Boes-Lyon. Thuhet se ajo kishte treguar një ndjenjë të jashtëzakonshme përgjegjësie që në moshë shumë të hershme.

Pavarësisht se nuk ndoqi shkollën, Elizabeth mori mësime nga mësues privatë, me fokus historinë dhe ligjin britanik. Që në kohën kur ajo ishte princeshë ajo studioi gjithashtu muzikë dhe mësoi të fliste rrjedhshëm frëngjisht. Princesha Elizabeth u bë mbretëreshë pas vdekjes së babait të saj, Mbretit George VI, në vitin 1952.

Bashkëshorti i saj, Princi Philip, Duka i Edinburgut, i cili vdiq më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare, u martua me Princeshën Elizabeth në vitin 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej mbretëreshë. Historia më e gjatë e dashurisë së monarkisë britanike filloi pak para Luftës së Dytë Botërore, kur Princi Filip ishte 18-vjeç.  Më 14 nëntor 1947, çifti u martua në Westminster Abbey dhe mbreti George VI e emëroi Filipin si Dukë të Edinburgut, menjëherë pas kësaj.

Lexo: Bëhu pjesë e Wolves Summit Vienna me startup-in tënd në datat 20 – 21 tetor

Funerali i tij u mbajt më 17 prill 2021. Për shkak të kufizimeve të koronavirusit, pati vetëm 30 të ftuar. Fotot e mbretëreshës së ulur vetëm u cilësuan si një simbol i vetmisë dhe pikëllimit të saj.

Në Shtator të viti 2015, mbretëresha tejkaloi rekordin prej 63 vitesh e 216 ditësh në fron të vendosur nga Mbretëresha Victoria (stërgjyshja e saj) për t’u bërë ajo monarkja britanike më jetëgjatë në histori. Në shkurt 2022, mbretëresha festoi jubileun e saj Platinum – duke shënuar shtatë dekada në shërbim.

Monarkja, që në moshën 26-vjeçare, ka kaluar nga 15 kryeministra britanikë në mbretërimin e saj dhe është takuar me 13 presidentë të SHBA-së. Ajo ka mbretëruar me sukses pavarësisht tkurrjes së Perandorisë Britanike dhe ngritjen e globalizimit. Ajo e ka udhëhequr vendin përmes pasigurisë – dhe dramave të vetë familjes mbretërore.

Ajo do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura dhe më të vlerësuara në Mbretërinë e Bashkuar.  Monarkja la pas katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0