Frenohet kreditimi gjatë periudhës Covid

Frenohet kreditimi gjatë periudhës Covid

Pikërisht kur do të duhet të nxitej kreditimi për të mundësuar më shumë shpenzime në ekonomi, bankat janë më të tërhequra. Kjo është një praktikë që ndodh në periudha të vështira ekonomike, ashtu siç është edhe goditja nga Covid.

Raporti i Politikës Monetare, publikuar nga Banka e Shqipërisë thekson se pandemia pritet të japë efektet më të forta negative në tremujorin e dytë të vitit, të cilat do të ndihen edhe në gjashtëmujorin e ardhshëm, për të kaluar në një rimëkëmbje, vetëm gjatë vitit 2021.

Sipas raportit, situata Covid do të ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të bilanceve të sektorit real, do të rrisë rrezikun e kredisë dhe mund të çojë në uljen e oreksit për kredidhënie nga sektori bankar.

Raporti vëren se edhe politikat e kreditimit mund të shtrëngohen për shkak të pasojave të forta që pandemia Covid-19 ka dhënë. Kjo sjellje mund të shfaqet kryesisht nga bankat me kapital të huaj, të cilat aplikojnë politikat e bankave mëmë.

Kreditimi ka një ngadalësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të vitit, me rritje 7%, nga 7.8% që ishtë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vrojtimi i realizuar në shërbim të këtij raporti tregon se kredititimi po jep sinjalet e para të shtimit të pasigurisë. Kjo ndikon në rënien e fortë të kërkesës për kredi, ashtu edhe në shtrëngimin e standardeve.

Sipas BSH, që në muajin mars pati një ngadalësim të kredisë në të gjitha kategoritë, por ai më i dukshëm ishte në portofolin e kredisë në valutë dhe në kredinë për individë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0