Fredrik Haren, folës i konfirmuar në konferencën AllWeb me 2 Nëntor 2022 - Business Magazine Albania

Fredrik Haren, folës i konfirmuar në konferencën AllWeb me 2 Nëntor 2022

AllWeb

Fredrik Haren, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij si folës në konferencën e marketingut digjital AllWeb, 2 Nëntor 2022.

Mamaja ishte një mësuese, ndërsa babai një muzikant. Kombinojini këto të dyja dhe do t’ju dalë një folës profesionist.” Kështu e nis historinë e tij Fredrik Haren, një sipërmarrës, autor librash dhe folës në mbi 200 evente në mbarë botën.

Në vitin 1993, gjatë një semestri studimesh në Amerikë, Fredrik u prezantua për herë të parë me internetin dhe fuqinë revolucionare të tij. Më pas, në 1995 ai dorëzoi temën e tij të diplomës me titull “Interneti dhe Marketingu”, i cili më pas u shndërruar në një libër, ndër të parët në Suedi me këtë tematikë.

Pas kësaj, fillon aventura e tij me sipërmarrjen. Fredrik iu bashkua një kompanie interneti, ndërsa më pas u bë 20% zotërues i saj dhe arriti ta zgjeronte, duke e shndërruar nga një kompani me 1 punonjës në 60 të tillë brenda pesë vitesh.

Në 1999, kompania u shit dhe këtu filloi pikëpyetja se kush do të ishte hapi i tij i radhës dhe vendosi që jetën e tij t’ja kushtonte kreativiteti njerëzor.

Ju mund të rezervoni këtu biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Ai u bë një folës profesionist në moshën 27 vjeçare dhe pas 5 vitesh folës me kohë të plotë. Me 25 vite eksperiencë mbi supe, Fredrik Haren i ka parë të gjitha. Videot e tij në Youtube kalojnë mbi 500 mijë shikime, ka fituar çmime ndërkombëtare si Folësi i Vitit dhe është titulluar si “Një nga dhjetë folësit më të mirë në Suedi”, si dhe një nga 13 njerëzit në botë me titullin “Amabasador Ndërkombëtar” i akorduar nga Federata Globale e Folësve. Ai ka ndarë skenën me personalitet si Richard Branson, Seth Godin dhe Marcus Buckingham në më shumë se 2000 fjalime në 70 vende të botës.

Ai ka pasur mundësinë të punojë me kompanitë më të famshme, menaxherët më të suksesshëm dhe mijëra konferenca. Nga shoqatat e industrisë, OJQ-të, qeveritë, kompanitë e vogla dhe ato të mëdha. Fredrik ka punuar me klientë në pothuajse të gjitha industritë, nga alumini dhe birra, te kontabiliteti dhe pasuritë e paluajtshme.

“Mesazhi im ka arritur  në një audience më shumë se 1.000.000 persona. Kam intervistuar disa nga CEO-t më të respektuar në botë, si dhe disa nga njerëzit më të varfër në planet për kërkimin tim – hulumtim që më ka çuar nga ëmbëlsirat e Omanit, në laboratorët e inovacionit në Silicon Valley. Gjatë viteve kam intervistuar mijëra njerëz dhe përmbajtja nga këto intervista ka rezultuar në 10 libra, qindra artikuj dhe – sigurisht – më shumë se 2000 fjalime. Tema ime e brendshme është “Njerëzimi deri në fuqinë e ideve”. Kjo do të thotë se unë besoj në potencialin e njerëzimit dhe në fuqinë e pafundme të krijimtarisë njerëzore. Unë jam i shtyrë të ndihmoj sa më shumë njerëz të zbulojnë potencialin e tyre të plotë krijues. Mendoj se bota do të ishte një vend shumë më i mire, nëse më shumë njerëzve do t’u jepej mundësia për të qenë më kreativë – dhe nëse do të mësonin të merrnin idetë më të mira që gjenerohen në mbarë botën”, thotë ai.


Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.


AllWeb i tejkalon pritshmëritë duke ndikuar në skenën shqiptare të Biznesit Digjital, Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare / Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0