Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla


Duke filluar nga muaji shtator, në të gjitha shkollat e Francës nuk do të lejohet përdorimi i telefonave.

Ligji i ri i miratuar përfshin të gjithë stdentët derin në moshën 15 vjeç të cilëve ju ndalohet përdorimi i telefonave, tabletëve dhe orave inteligjente.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer ka thënë më parë se kjo masë lidhet më shëndetin publik sepse fëmijët nuk po luajnë më së bashku gajtë orareve të pushimit.

Ditën e martë, z. Blanquer shkoi në Tweeter se ligji tashmë ka hyrë në fuqi me vetëm një votë kundër tij.

“Faleminderit të gjithë parlamentarëve për këtë progres që pritet të ndodh në shkollat tona,” thotë z. Blanquer.

Ky ligj është krijuar për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët.

“Të gjithë e njohim fenomenin e ditëve të sotme të varësisë ndaj ekraneve të telefonave,” thotë ai.

Opozita e ka quajtur këtë projektligj si “kozmetik” dhe tha se nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në jetën reale. Sipas ligjit të ri, të gjitha pajisjet elektronike telefonike ose jo duhen lënë në shtëpi, apo të mbahen të mbyllura deri në përfundim të orarit mësimor.

Shkollat mund të bëjnë përjashtim për “raste pedagogjike”, për aktivitete ekstrakurrikulare, apo për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Shkollat e mesme, ndërkohë, mund të vendosin vet nëse do të preferojnë një ndalim të pjesshëm apo të plotë të këtyre pajisjeve.

Z. Jean-Michel Blanquer ishte shprehur më herët se ligji ekzistues nuk gjente zbatim të gjithanshëm dhe se nuk ishte i ashpër sa ç’duhej, ndërsa ky i riu i miratuar së fundi e zhvendos Francën në “shekullin e XXI-të”.

“Kjo i jep një mesazh shoqërisë franceze, sikurse edhe vendeve anembanë botës”, tha ai. Afro 9 në 10 adoleshentë francezë, të grupmoshës nga 12-17 vjeç zotërojnë tashmë një “smartphone”.

/ABCnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0