Fotoja e profilit në Facebook tregon sa inteligjent je - Business Magazine Albania

Fotoja e profilit në Facebook tregon sa inteligjent je


A mund të gjykohet një libër nga kopertina? Një studim i ri për inteligjencën dhe fotot e profilit në Facebook ka zbuluar se përshtypja juaj e parë për një person nuk është gjithmonë e saktë.

Një alegoritëm mund të përcaktoj se sa të zgjuar jeni bazuar në foton tuaj të profilit

Së fundmi, studiuesit në Qendrën Psikometrike Universitetin e Cambridge Mbretërinë e Bashkuar kanë formuluar një alegoritëm që përcakton se sa i zgjuar është dikush bazuar në foton e profilit që ai ka në Facebook. Alegoritmi llogarit fytyrën, pozën që ju keni zgjedhur, rrobat që keni veshur dhe nëse ka apo jo persona të tjerë në foto – të dhëna këto që flasin për nivelin e inteligjencës suaj.

Për këtë studim janë përdorur 1,225 profile në Facebook bashkëngjitur me disa teste inteligjence (IQ).

Çfarë e bën një foto të jetë inteligjente?

Sipas studimit, fotot e profilit të personave inteligjentë kanë disa elemente të përbashkëta:

• Ngjyrën e gjelbër, jo rozë, lejla apo të kuqe
• Më pak larmishmëri në ngjyra, cilësi më e qartë, përmban më pak sipërfaqe lëkure
• Më pak fytyra në foto, një person i vetëm në foto
• Një sfond i pastër, jo shumë objekte

Ndërsa fotot e personave të cilët ju i velrësoni si inteligjent, por që në të vërtetë nuk janë, kanë këto karakteristika:

• Foto përmban më shumë gri dhe të bardhë, pak ngjyrë kafe dhe të gjelbër
• Pastërti të lartë në ngjyra
• Buzëqeshje
• Personi mban syze
• Fytyra në një distancë të caktuar nga kamera

Alegoritmi përcaktoi se këto foto i bëjnë përsonat të duken inteligjent, pavarsisht se sa të zgjuar janë ata në të vërtetë.

“Rezultati i marrë nga të dhënat e grumbulluara tregon se fotoja më efektive për personat ‘vërtet’ inteligjent përmban vetëm një person, është e kapur në fokus dhe ka një sfond të pastër,” tha Xingjie Wei, një nga autorët e studimit.

P.S: Mos harroni të ndërroni foton e profilit, pasi të keni lexuar artikullin!

/Clark.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0