Fjona Cakalli, mbyll skuadrën e folësve në konferencën AllWeb - Business Magazine Albania

Fjona Cakalli, mbyll skuadrën e folësve në konferencën AllWeb

AllWeb

Dy folës të konfirmuar, të cilët përmbyllim skuadrën prej 12 ekspertësh dhe sipërmarrësisht, folës në AllWeb janë: Fjona Cakalli dhe Robert Petkovic.

Fjona Cakalli Themeluese nga @TechPrincess, do të jetë një prej folësve të konferencës së marketingut digjital AllWeb me 2 Nëntor.

Ajo është, influencuese e teknologjisë, prezantuese televizive, por edhe kryeredaktore dhe sipërmarrëse dixhitale, Fjona Cakalli lindi në Tiranë në vitin 1987 në një familje të balerinëve të parë të Operas, ku ajo merrte çdo ditë një frymë pasioni për artin dhe argëtimin, më pas mbërriti në Itali kur ajo ishte katër vjeç.

E pasionuar që nga fëmijëria pas videolojërave, në vitin 2011, ajo krijoi Games Princess, uebsajtin e parë italian të dedikuar për videolojërat dhe i menaxhuar ekskluzivisht nga vajzat; në vitin 2013, ajo i dha jetë TechPrincess për t’i sjellë njerëzit më afër botës së teknologjisë duke e shpjeguar në fjalë të thjeshta. Në vitin 2014 ajo hapi një kanal në YouTube, Driving Fjona, ku fliste për makinat. Në vitin 2019, ajo bashkëthemeloi TechDream, një agjenci krijuese që merret me marketing dhe komunikim. Për më tepër, Fjona kryen me shkathtësi prezantimet e ngjarjeve online dhe offline, bashkëpunimet televizive dhe radiofonike. Në prill, asaj iu besua drejtimi i eSerie A TIM | eFootball PES 2021, kampionati i parë zyrtar i esports nga Lega Serie A.

Robert Petković, një tjetër folës i rëndësishëm në AllWeb.  Ai ka më shumë se 25 vjet përvojë në gjithçka që lidhet me internetin. Ai mund të japë njohuri të dobishme, kështu që bisedat e tij lidhur me të dhënat janë gjithmonë një shfaqje e mirë. Ai ka qenë pjesë e disa konferencave të AllWeb si folës dhe çdo herë ishte një sukses më vete! Me kërkesë popullore ai do të kthehet, edhe një herë!

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit dixhital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kane publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0