Fituesja e “The Steps for creating a successful business”, Megina Laçka: “Biokozmetika është e ardhmja”

Fituesja e “The Steps for creating a successful business”, Megina Laçka: “Biokozmetika është e ardhmja”


Në datat 18-19 Nëntor 2017 në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, “Globe Tik & Language Education” organizoi edicionin e dytë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë. Këtij konkursi iu bashkuan shumë të rinj, të cilët ndanë dhe diskutuan idetë e tyre inovatore të biznesit me njëri-tjetrin dhe jurinë.

BM – Përshëndetje Megi. Ju u shpallët fituese e çmimit të parë në konkursin “The Steps for creating a successful business”. Business Mag ishte e pranishme në këtë event si media partner dhe ideja jote na u duk shumë interesante. A mund të na tregosh më shumë rreth saj, si lindi dhe në çfarë faze jeni momentalisht?

M – Përshëndetje. Ju falenderoj për fjalët tuaja rreth idesë sime e cila quhet Green Beauty Code. Si çdo femër që i kushton vëmendje lëkurës së saj edhe unë jam munduar gjithmonë të përzgjedh produkte kozmetike natyrale që gjenden në tregun tonë. Duke qenë se jam studente në degën e Kimisë, pranë Universitetit të Tiranës ku zhvillojmë laboratore të ndryshmë, më lindi ideja të eksperimentoja për krijimin e një kremi të tillë. Me pas me ndihmën e disa kurseve dhe workshopeve arrita të krijoj profilin tim në biokozmetikë. Aktualisht jam në fazën e krijimit të produkteve sa më cilësore dhe të hyrjes në treg.

BM – Cilat janë produktet që ofrohen nga Green Beauty Code dhe çfarë i bën ato të veçanta nga produktet e tjera bio që gjenden në treg?

M – Produktet që unë ofroj janë kremra hidratantë, me efekt trajtues dhe rigjenerues për lëkurën, locione trupi, maska, përzierje vajore, sapunë, pra produkte natyrale jo vetëm për përkujdesin e fytyrës por dhe për trupin dhe flokët. Vlen të theksohet fakti se çdo produkt përgatitet në koherencë të plotë me specifikat dhe historikun e plotë të çdo individi.  Produktet green vijnë në 3 linja, for her, for him dhe for pet. E veçanta e produkteve është jo vetëm përgatitja në mënyrë artizanale, por dhe përmbajtja e tyre, pasi çdo produkt ka në bazë të tij mukusin e kërmillit të ekstraktuar në mënyrë natyrale. Për këto produkte jam munduar dhe përpjekur shumë që të jenë sa më cilësore dhe ekonomike, që të gjejnë një shtrirje të madhe në shoqërinë dhe tregun e sotëm shqiptar. Mendoj se po ia arrij qëllimit.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

BM – Çfarë vështirësish keni hasur gjatë rrugëtimit tuaj? Si jeni përballuar me to dhe si sipërmarrëse, si i keni përdorur për t’i kthyer në avantazhe?

M – Si çdo nismë ku fillimi është i vështirë edhe nisma ime ka qenë e tillë. Provat e shumta për realizimin e kremrave dhe produkteve, koha e shpenzuar për realizimin e tyre, por mosdorëzimi im pas çdo përpjekje bëri të mundur që sot të realizoj disa produkte kozmetike natyrale. Gjithashtu ishin edhe mesazhet falenderuese të klienteve që më motivuan për të ecur dhe për të sjellë produkte të reja dhe akoma më cilësore.

BM – Për të gjithë personat që janë të interesuar për t’i blerë këto produkte, ku mund t’i gjejnë ato?

M – Në fazën që jam aktualisht, personat që janë të interesuar për këto produkte mund të më gjejnë në Facebook dhe Instagram në faqen me emrin Green Beauty Code.

BM – Përsa i përket aktivitetit: Cilat ishin pritshmëritë e tua, edhe pse ti je një ndër fitueset? Çfarë do të bëni me çmimin që fituat?

M – Kur hyn në një garë, hyn për të fituar. Ishte konkursi im i parë ku unë prezantohesha si sipërmarrëse, kjo më bëri që të përkushtohesha maksimalisht për të. Bota e kozmetikës është kthyer nga produktet bio, prandaj mendoj se kjo ka qenë një ndër arsyet që unë dola fituese. Gjithashtu mendoj se juria pa pasionin tim për profesionin, mënyrën e prezantimit dhe vendosmërinë time për të ardhmen dhe zhvillimin e mëtejshëm. Falenderoj jurinë që përzgjodhi idenë time si fituese të aktivitetit. Fondi i fituar do të shërbejë si bazë materiale për përmirësimin e kushteve laboratorike dhe teknologjike.

BM – Ku e shikoni biznesin tuaj pas 1 viti Megi? Çfarë objektivash i keni vënë vetes që të arrini?

M – Nuk parapëlqej të flas për të ardhmen pasi gjithmonë i marr hap pas hapi gjërat, por kam shumë dëshirë dhe po vazhdoj përpjekjet e mia që këtë ide ta çoj më lart duke krijuar një linjë produktesh biokozmetike me një gamë dhe shtrirje më të madhe.

BM – Të urojmë shumë suksese në vazhdimësi!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0