Fitim Adili sjell përvojën dhe ekspertizën e tij në një libër dedikuar sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Fitim Adili sjell përvojën dhe ekspertizën e tij në një libër dedikuar sipërmarrjes

Fitim Adili
~12 minuta lexim

Fitim Adili është inxhinier softueri, konsulent biznesi dhe autor i librit “Një bukë për Biznis”.  Vjen nga Tërnoci i madh, një fshat shqiptar në jug të Serbisë. Në vitin 2001, ai dhe familja e tij migruan në Kosovë, ndërsa para tre vitesh emigroi në Hamburg, Gjermani.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë dhe pastaj ka filluar karrierën si zhvillues softuerësh, duke vazhduar më pas si konsulent biznesi për startups në ICT.

Me mbi 9 vite përvojë në fushën e teknologjisë informative dhe biznesit, Fitimi është përqëndruar në ndihmën e bizneseve, që fokus kanë zhvillimin e biznesit të tyre në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në tregjet gjermanofolëse dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fitimi është bashkëthemelues i komunitetit Shqip ++ në Hamburg, i cili përfshin mbi 50 ekspertë/e shqiptarë të fushës së teknologjisë informative, dhe themelues i komunitetit online #fitimadiliandfriends, komunitet që ndihmojnë njëri-tjetrin në gjetjen e punës dhe ndarjen e mundësive të reja për zhvillim personal dhe në karrierë, me fokus në profesione të teknologjisë informative.

Libri “Një bukë për Biznis” është libri i parë i Fitimit, i botuar në fillim të vitit 2024, është një libër-udhëzues për sipërmarrësit e rinj dhe profesionistët që duan të zhvillojnë biznesin e tyre në nivel ndërkombëtar dhe jo vetëm. Libri përbëhet nga pesë kapituj, të cilët përmbajnë informata të vlefshme mbi brendin personal,  komunikimin më efikas me shkrim, ide dhe linqe për të gjetur klientë ndërkombëtarë, si dhe një kapitull të dedikuar për punën remote dhe freelance.

Libri mund të shërbejë si një udhërrëfyes për ata që synojnë të bëhen zhvillues biznesi, sipërmarrës, sipërmarrës social, udhëheqës komuniteti, apo që dëshirojnë të ndërtojnë një brand personal.

Libri është i disponueshëm në të gjitha pikat e librarisë “Buzuku” dhe “Toena-Artini” në Prishtinë, si dhe mund të porositet online nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përmes librarive të lartcekura. Libri është duke u përkthyer në gjuhën angleze dhe në mes të vitit 2025 do dalë edhe në shitje  për lexuesin anglishtfolës.

Çfarë sfidash hasët gjatë migrimit tuaj në Gjermani në vitin 2021?

Në vitet 2018 dhe 2019, pata fatin të vizitoj për herë të parë Gjermaninë, përmes programit të punës verore për student. Puna ime e parë ishte kuzhinier në Burger King. Gjatë këtyre dy viteve nisa të njoh, jo vetëm një botë të re pune, por edhe një kulturë të re jetese. Ky ishte vetëm një episod i përkohshëm në rrugëtimin tim, pasi u ktheva në Kosovë për të përfunduar studimet në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike. Kjo eksperiencë dhe eksperienca përpara këtij kapitulli, ajo që kisha bashkëpunuar si freelancer me kompani nga Gjermania dhe Zvicra, më lehtësuan migrimin që bëra më vonë në vitin 2021.

Në vitin 2021, kur përfundova studimet, vendosa të migroja drejt Gjermanisë, bashkë me familjen. Ky migrim, i cili për shumëkënd tingëllon si ëndërr, për mua u kthye në një sprovë të vërtetë derisa u realizua. 

Pandemia kishte mbërthyer botën, gjuha ime gjermane ishte e kufizuar dhe kufijtë ishin të mbyllur. Kompanitë refuzonin të punësonin individë nga jashtë dhe për më tepër bashkëpunimet biznesore që kisha ndërtuar ndër vite tanimë nuk investonin në marketing, si rezultat mbeta pa punë. Për këto arsye fillova një maratonë të aplikimeve, mbi 1700 kompani kërkova punë, duke pritur për një përgjigje pozitive punësimi… Kontrata e parë erdhi pas një muaji aplikimesh, por mbeti pezull nga kufizimet e udhëtimit, kështu që m’u desh të vazhdoja me aplikime. Vazhdonin të vinin edhe propozime punësh, kontrata e dytë dhe e tretë erdhën pas disa muajsh, por prapë asnjëra nuk u realizua, për shkak pamundësisë për udhëtim.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo rrezik është një mundësi. Për të qenë sipërmarrës, duhet të guxosh të dështosh.”
— Richard Branson
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0