Festivali i teknologjisë KosICT, mbledh ekspertë nga bota në Kosovë, sektor me potencial për rritje dhe inovacion - Business Magazine Albania

Festivali i teknologjisë KosICT, mbledh ekspertë nga bota në Kosovë, sektor me potencial për rritje dhe inovacion

Ka filluar edicioni i 11-të i festivalit më të madh të teknologjinë në regjion, Festivali KosICT nga STIKK, i cili ka bërë bashkë profesionistë dhe ekspertë nga Kosova, rajoni e bota, për të mësuar më shumë nga trendet e reja të teknologjisë në botë.

Në hapjen e festivalit, i cili do të zgjasë dy ditë, mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj si dhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.

Edicionin e 11-të të festivalit të teknologjisë e hapi drejtori i bordit të STIKK-ut, Valon Canhasi, i cili tha se gjatë këtyre ditëve të gjithë ata që kanë vendosur të marrin pjesë në këtë edicion dhe kanë blerë biletat nuk do të zhgënjehen, pasi që do të kenë rastin të dëgjojnë fjalime nga ekspertë të teknologjisë.

“Në këto dy ditë, pra sot dhe nesër, ju do të dëgjoni profesionistë dhe ekspertë nga rajoni dhe bota e po ashtu edhe profesionistë lokalë, të cilët do të flasin për ICT, dhe për të ardhmen e teknologjisë,pra ajo që mund të ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Sot ne do ta fillojmë me fuqinë e inovacionit, me folës të shkëlqyer dhe do ta mbarojmë me zhvillimin e lojërave teknologjike”, tha Canhasi.

Në anën tjetër kryeministri, Albin Kurti, tha se është hera e dytë që merr pjesë KosICT. Kurti u shpreh se më e rëndësishmja e festivalit është që ndihmon që të rritet bashkëpunimi mes mes sektorit publik dhe privat në Kosovë.

“Kjo është hera e dytë që marr pjesë në KosICT, festival që bën bashkë komunitetin lokal të ICT, ekspertët rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ky forum mundëson që të shkëmbehen përvojat, eksperiencat dhe idetë në transformimin digjital, ekonominë digjitale dhe inovacionet teknologjike. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, festivali ndihmon të forcojë dhe rrisë lidhjet dhe bashkëpunimin në mes sektorit publik, privat dhe akademisë, nga Kosova regjioni dhe më tej. Digjitalizimi i administratës publike është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimit për qytetarët tonë dhe bizneset. Gjithashtu është i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të administratës tonë, nga e cila varet Qeveria jonë, por edhe suksesi i biznesit tonë. ICT është një nga sektorët e pakët në vendin tonë që ka bilanc pozitiv tregtar”, tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0