"Ferma" vjen në Shqipëri; ‘reality show’ ku VIP-at mjelin lopët dhe punojnë tokën! - Business Magazine Albania

“Ferma” vjen në Shqipëri; ‘reality show’ ku VIP-at mjelin lopët dhe punojnë tokën!

‘Reality show’ më i ri që pritet të fillojë së shpejti në ekranin shqiptare është “Ferma”. Ky ‘reality shoë’, i krijuar në Suedi në vitin 2011 nga Strix dhe i shitur më pas në 40 shtete, do të transmetohet në Vizion Plus dhe do të bëjë të mundur që gjithë VIP-at të lënë komoditetin e jetës së tyre dhe të zhvendosen për 3 muaj në një fermë, ku do të mjelin lopët dhe do të punojnë tokën.
“Ferma” vjen në Shqipëri falë producentes Holta Dulaku. Ky ‘reality show’ do të jetë në versionin VIP, dhe tashmë produksioni ka filluar punimet për realizimin dhe krijimin e stafit realizues që do të përzgjedh edhe personazhet që do të shkelin në fermën e parë shqiptare.

https://www.instagram.com/vizionplustv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=969ac45f-b8d5-4b4b-8db6-18c0558d0dda

Formati parashikon që një grup me persona të famshëm VIP, të cilët do të zhvendosen në një fermë ku ka vetëm kafshë dhe vegla për të punuar tokën dhe për të bërë punët e fermës. Çdo javë ka nominime dhe konkurrentët eliminohen nëpërmjet televotimit nga publiku. Në finale tre ose katër konkurrentët e mbetur do të konkurrojnë për çmimin e madh një shumë parash të paracaktuar nga produksioni.
Lexo: CEO i LinkedIn ndan këshillat e tij për ndërtimin e karrierës në 2024

The Farm – Ferma do të transmetohet non stop në vëzhgimin e telekamerave në një kanal me pagesë në platformën Tring.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0