Fastcall, investimi i dytë në Shqipëri pas projektit INIMA - Business Magazine Albania

Fastcall, investimi i dytë në Shqipëri pas projektit INIMA

~5 minuta lexim

Prej më shumë se 10 vitesh Andrea është zv.Drejtor i kompanisë që u rrit nga 10 në 600 punonjës. Flasim për Fastcall, një kompani që zbuluam të ketë lindur si investimi i dytë në Shqipëri nga familja italiane, e cila në vitet ‘90 i dha jetë projektit më të madh italian në ato vite në Shqipëri, INIMA. “Fastcall lindi në vitin 2009 pas një përvoje të parë të familjes në Shqipëri. Mes vitit 1992-2000, gati 1000 gra e vajza ishin të punësuara tek INIMA në një projekt të madh digjitalizimi”, thotë Andrea Carocci. Pas trazirave të vitit ’97, të cilat gjithësesi nuk penguan përfundimin e punimeve në 2000, falë kontributit të jashtëzakonshëm të punonjësve që mbrojtën zyrat me çdo kusht, ndërmarrja u mbyll.

Megjithatë, bazuar në atë përvojë produktive dhe falë vlerësimit të themeluesit të kompanisë që solli investimin e parë në Shqipëri, djemtë vendosën të rihapin sërish një ndërmarrje në Shqipëri dhe Andrea, prej atëherë ka qenë një pikë referimi për sipërmarrësit italianë.

“Jo për të delokalizuar, por thjesht kemi krijuar një nismë me sinergji të re me sipërmarrjet e tjera italiane, si ato në pronësi të kompanisë mëmë edhe të tjera. Kemi hapur struktura të tjera në Shqipëri, që kanë kontribuar për të dërguar punë në Itali, ku kontrollohen kontratat që sigurohen nga teleoperatorët. Këtu në Shqipëri kemi hapur 600 vende pune”, thotë ai.

Pandemia nuk ka ulur entuziazmin në këtë ndërmarrje, edhe pse numri i punonjësve në zyrë është ulur. Andrea na shpjegon se gjysma e tyre punojnë nga shtëpia. Në call center-in e tyre ofrohen shërbime si: teleselling, backoffice, data entry etj., shërbime të orientuara drejt tregut italian.

Andrea së bashku me drejtorin, Stefano Berardi, drejtojnë ndërmarrjen që nga fillimi, kur kishte vetëm 10 tavolina pune. Por familja italiane, me një përvojë 40 vjeçare në treg, i kishte idetë e qarta që në fillim. Andrea tregon se, “idea ishte ajo e hapjes së ndërmarrjes dhe rritjes në mënyrë të shëndetshme. Tani kompania ka ambiente pune gati 2000 m2. Prej pak kohësh kemi hapur edhe një restorant dhe kemi projekte të tjera për të zhvilluar”.

Sipas tij, përballimi i situatës Covid nuk është i lehtë, por ai nënvizon se ndërmarrja është përshtatur në respektimin e protokollit shtetëror në të gjitha pikat e tij.

Në hyrje, të gjithë pajisen me maskë dhe u matet temperatura. “Temperatura matet edhe gjatë pushimit dhe nëse dikush rezulton me temperaturë mbi normën, e izolojmë në një prej ambienteve të parashikuara. Deri më tani nuk ka ndodhur. Ndërkohë, në mënyrë periodike bëhet dezinfektim dhe sanifikim”, thotë Andrea.

Falë punës smart working nga shtëpia, çdo punonjës përdor vetëm kompjuterin dhe kufjet e tij dhe nga një operator në tjetrin ka një distancë prej dy vendesh pune.

Lexo: Kalimi nga zyrat fizike te puna nga shtëpia, avantazhi i IT

“Kemi remotizuar të gjithë operatorët që nga marsi kur kaluam në lock down. Në atë kohë, investuam në pajisje dhe po i përdorim sot, duke lejuar rotacionin e punës nga shtëpia”, thotë ai.

Kjo sipërmarrje, ka përdorur pandeminë për të siguruar shërbime të tjera. Në brendësi të ambienteve te call center është hapur një bar-restorant për punonjësit, në mënyrë që ata të mund të ushehen shëndetshëm. Ndaj, punonjësit e Fastcall mund të konsumojnë në Fastlounge.

Në rreth 10 vite në Shqipëri, Andrea sheh një përmirësim të situatës. Covid ka ngadalësuar planet e invesitmeve, por ai vlerëson se vendi ka shumë mundësi e potencial ku të investojë. Thjesht, sipas tij, nevojitet të përmirësohet më tej klima e investimeve dhe mbi të gjitha të ketë më pak burokraci.

“Jemi në epokën digjitale dhe nuk është e mundur të vërtitemi nga nje zyrë në tjetrën për të siguruar dhe firmosur dhjetëra dokumente”. thotë Andrea.

Si shumë italianë në vendin tonë, Andrea vlerëson bujarinë e shqiptarëve. “Jam gjendur mirë që kur kam mbërritur këtu. Më duket të jem ende në Itali. Shqipëria nuk më duket vend i huaj, por si  rajon italian. Njerëzit janë mikpritës dhe ne po punojmë për të bërë të mundur që edhe brenda sipërmarrjes sonë klima të jetë miqësore. Punonjësit angazhohen në një ambient të qetë e dinamik, ndaj ju pëlqen të qëndrojnë me ne”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0