"Think Big" në Green Coast Hotel | MGallery Collection - Hoteli që po ndryshon turizmin elitar në Shqipëri! - Business Magazine Albania

“Think Big” në Green Coast Hotel | MGallery Collection – Hoteli që po ndryshon turizmin elitar në Shqipëri!

"Think Big" në Green Coast Hotel | MGallery Collection - Hoteli që po ndryshon turizmin elitar në Shqipëri!

Në episodin e katërt të programit “Think Big”, publiku u njoh me një prej investimeve më ambicioze dhe transformuese në sektorin e mikpritjes në Shqipëri,  Green Coast Hotel | MGallery Collection, pjesë e rrjetit ndërkombëtar Accor dhe e zhvilluar në bashkëpunim me Balfin Group. Ky hotel është vendosur në zemër të Palasës, aty ku mali përqafon detin dhe ku natyra dhe eleganca ndërthuren në një përvojë luksi.

Gerti Boshnjaku dhe Eni Muça, moderatorët e programit, zhvilluan intervista me disa nga figurat kyçe të këtij projekti, të cilët ndanë jo vetëm të dhënat mbi strukturën dhe ofertat e hotelit, por edhe vizionin për të ardhmen e turizmit elitar në Shqipëri.

Ramzy Salib, Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut, tregoi se hoteli ofron 131 dhoma të kategorive të ndryshme, nga klasiket, te suitat presidenciale, të gjitha me pamje nga deti. Ai theksoi rëndësinë e vendndodhjes dhe promovimit jo vetëm të hotelit, por të gjithë destinacionit Green Coast si një oaz luksi. Ramzy zbuloi se hoteli ka pasur interes të madh që para hapjes dhe objektivat e para janë realizuar në mënyrë premtuese.

Artemisa Lena, Menaxhere Lokale e Marketingut, vuri në dukje se tregu shqiptar ka pritur me entuziazëm këtë projekt, duke treguar gjithnjë e më shumë interes për standarde të larta shërbimi dhe përvoja autentike.

Edison Myftarago, Menaxher i Recepsionit, ndau detaje rreth ndërtimit të një kulture mikpritjeje sipas standardeve të Accor, duke përfshirë trajnime të vazhdueshme dhe përzgjedhje të kujdesshme të stafit, një kombinim i ekspertizës lokale dhe ndërkombëtare.

Gid Shaqiri, ekspert i turizmit dhe hotelerisë, e konsideroi këtë investim si dëshmi se Shqipëria është gati për t’u rreshtuar përkrah destinacioneve  më të famshme turistike. Ai theksoi se ky është momenti për të menduar vizionar dhe për të investuar në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

Lexo edhe:Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection – Ku mali përqafon detin!

Çfarë mund të mësojmë nga ky episod?

  • Riviera Shqiptare po kthehet në një destinacion luksi falë projekteve si Green Coast Hotel.

  • Shqipëria po arrin të konkurrojë me destinacione të njohura ndërkombëtare.

  • Bashkëpunimi mes markave ndërkombëtare si Accor dhe grupeve shqiptare si Balfin sjell standarde të reja mikpritjeje në vend.

  • Hoteli do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë vitit, duke synuar të zgjidhë sfidën e sezonalitetit.

  • Fokusi është te përvoja unike e klientit, që përfshin jo vetëm shërbim të personalizuar por edhe aktivitetet përtej verës: kulinari, spa, wellness dhe evente elitare.

Episodi i katërt i “Think Big” ishte më shumë sesa një prezantim hoteli; ishte një rrëfim për një kapitull të ri në mikpritjen shqiptare. Me një miks të elegancës ndërkombëtare dhe mikpritjes vendase, Green Coast Hotel | MGallery Collection përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një Shqipërie që mendon dhe pret më SHUMË.

Episodi i plotë këtu:

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0