Facebook tashmë është rrjeti social për njerëzit "e vjetër"

Facebook tashmë është rrjeti social për njerëzit “e vjetër”


 

Është thuajse zyrtare tashmë: Facebook është për “të vjetrit”. Adoleshentët dhe të maturuarit e rinj janë duke braktisur veprën e Mark Zuckerberg. Ndërkohë, popullariteti midis personave mbi 55 vjeç pëson rritje.

Në vitin 2018, 2.2 milionë persona nga 12 deri 17 vjeç si dhe 4.5 milion 18 deri 24 vjeç do t’a përdorin rregullisht Facebook. Kjo shifër, është 700.000 më e ulët se në vitin 2017. Sipas eMarketer, shërbime si Snapchat i kanë “vjedhur” zemrat e tyre. Një valë e përdoruesve me moshë më të madhe (mbi 55 vjeç), bën që ata të jenë grupi i 2 demografik më i madh.

Raporti thotë se ndonëse Facebook ka bërë një punë të mirë me mbajtjen aktive të përdoruesve të rinj (blerja e Instagram në vitin 2012 për $1 miliardë), Snapchat po i rrëmben akoma edhe më shumë territore.

“Facebook ka probleme me adoleshentët”. – shprehet Bill Fisher, analist pranë eMarketer. “Parashikimet   e fundit thonë se është më shumë se një teori. Deri më tani, ka mundur të kompesohet me platforma si Instagram. Por, lideri i moshave të reja, është Snapchat.” – vazhdoi ai.

Fisher shprehet se Snapchat në 3 vitet e fundit ka qënë një aplikacionet me rritjen më të lartë në Britani.

Raporti nxjerr në pah se ndërkohë që Facebook plaket, e njëjta gjë ndodh edhe me përdoruesit e saj. Pak ditë më parë Facebook festoi 14 vjetorin.

Rritja më e madhe, pritet të jetë nga personat mbi 55 vjeç, me 500.000 të tillë këtë vit.

“Janë disa faktorë që ndikojnë këtu.” – u shpreh Richard Broughton, analist pranë Ampere. “Njëra është se njerëzit e vjetër kanë tendencë “të duken vonë në festë”. Dhe ndërkohë që fotot dhe videot janë pjesë vitale e rrjetit, ata duan të jenë pranë të afërmve të tyre.”

Muajin e kaluar Facebook prezantoi algoritmin e ri, i cili i jepte prioritet asaj çka individët publikonin. Ndërkohë, publikuesit dhe brandet që nuk paguanin për reklama, sa vjen e rraloheshin.

Zuckerberg pak më parë u shpreh se “koha e shpenzuar në Facebook të jetë kohë e shpenzuar mirë.”

Muajin e fundit, kompania prezantoi $4.3 miliardë të ardhura për 3 mujorin e fundit të vitit që shkoi, Shifër kjo, 61% më e lartë se 1 vit më parë.

Zuckerberg u shpreh se ky ishte një vit i vështirë për kompaninë. Ata u përballën me luftën kundër lajmeve të reme, dhe akuzave se ishte një rrjet i përdorur nga rusët për të përzjerë mendimet gjatë zgjedhjeve amerikane.

Por, Facebook përsëri mbetet rrjeti social më popullor në Britani me 32.6 milionë përdorues të rregullt këtë vit. Audienca e Instagram pritet të rrite nga 15.7 në 18.4. Snapchat ndërkohë, nga 14.8 në 16.2. Twitter pritet të ketë një rritje të lehtë nga 12.4 në 12.6 milionë.

Këto janë shifrat e përdorimit të Facebook në Britani dhe ndryshimet 2018-2017

12 – 17 2.2m, – 300,000

18 – 24 4.5m, – 400,000

25 – 34 7.2m, e sheshtë

35 – 44 5.9m, e sheshtë

45 – 54 5.6m, + 100,000

55 – 64 3.5m, + 200,000

65-plus 2.9m, + 300,000

Burimi: The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0