Facebook shton “Guidat e Qytetit” për t’u bërë shoqëruesi juaj më i ri i udhëtimit - Business Magazine Albania

Facebook shton “Guidat e Qytetit” për t’u bërë shoqëruesi juaj më i ri i udhëtimit


Facebook mund të jetë duke hyrë në tregun e turizmit. Gjiganti i medias sociale ka prezantuar një tipar të ri që synon t’i japë përdoruesve sugjerime për evente dhe vende për të vizituar në qytete të shumta në të gjithë globin.

I quajtur “City Guides”, funksionaliteti do t’ju sugjerojë dhe ndoshta do të dërgojë njoftime për atraksione turistike që mund të jetë me interes për të marrë pjesë. Ai gjithashtu do t’ju tregojë miqtë të cilët po ndjekin të njëjtat evente si ju, kështu që ju mund të gjeni lehtësisht dikë që t’ju shoqërojë.

Këtu janë disa fotografi që do t’ju japin një ide më të mirë të asaj që duhet të prisni prej saj:

Tipari është parë në testimet e para në vitin e kaluar – por duket se media sociale është më në fund e gatshme për t’a hedhur.

Facebook mund të jetë ende në testim të “City Guides” pasi duket që funksionaliteti i ri është i dukshëm vetëm për një numër të kufizuar të përdoruesve.

Kështu që ju mund të duhet të prisni pak më gjatë para se ju të mund të shfletoni disa nga tërheqjet turistike më të mira që Facebook rekomandon për ju. Deri atëherë, Foursquare është një alternativë e mirë.

“Ne jemi duke testuar një sipërfaqe të redizenjuar në faqet e qytetit që tregon informacione në lidhje me qytetin tuaj. Kjo përmbajtje tashmë ekziston në Facebook, dhe gjatë këtij testi ne do ta centralizojmë atë në një mënyrë që është më e personalizuar dhe më e rëndësishme për ju. Pra, ky tipar i ri mund të ndihmojë njerëzit të marrin informacione më të mira për qytetin e tyre, ose një qytet që ata janë duke vizituar me miqtë e tyre. ” thonë burime nga Facebook.

Burimi: thenextweb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0