Facebook prezanton një format të ri reklamimi - Business Magazine Albania

Facebook prezanton një format të ri reklamimi


Facebook ka lançuar një format të ri reklamimi që do të ndihmojë shitësit të shfaqin produktet e tyre.

Lançimi më i madh për reklamimin në Facebook erdhi vitin e kaluar, me Canvas. I ngjashëm me Canvas, një koleksion është krijuar posaçërisht për celularët dhe është projektuar për të fituar më shumë përdorues në aplikacionin e Facebook – para se t’i drejtojë ata në faqen e internetit të reklamuesit.

Maz Sharafi, drejtor i Facebook tha se qëllimi i këtij formati është të ndërtojë një eksperiencë të re tregtare për njerëzit dhe të ndihmojë marketerët të rritin shitjet nëpërmjet celularit.

“Koleksionet janë projektuar në mënyrë të tillë që Facebook të zgjedhë dhe të shfaqë produktet që konsumatorët duan nga katalogu i gjerë i tregtarëve.”

Pra reklama shfaqet në News Feeds të përdoruesve; ajo shfaqet në formën e videos apo imazhit, i ndjekur nga katër imazhe të produktit më poshtë. Nëse dikush shtyp mbi reklamën, ajo hap një katalog të gjerë deri në 50 produkte të ndryshme. Në qoftë se ata klikojnë në një produkt të veçantë, ata do të shkojnë në faqen e internetit të reklamuesit për të bërë blerjen.

Facebook gjithashtu njofton edhe një ndryshim në mënyrën se si reklamuesit mund të matin rezultatet e tyre. Për njësitë si: koleksione dhe Canvas, ajo nuk do t’i thotë reklamuesit vetëm kur dikush klikon një reklamë – ajo gjithashtu do të masë klikimet nga jashtë, pra kur dikush klikon në faqen e internetit të biznesit “. Kjo do të jetë në dispozicion edhe për reklamuesit në Instagram.

Burimi: techcrunch.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0