Facebook lançon një aplikacion për krijimin e meme-ve - Business Magazine Albania

Facebook lançon një aplikacion për krijimin e meme-ve

~3 minuta lexim


Facebook ka lançuar në heshtje një aplikacion të ri të quajtur Whale, i cili u lejon përdoruesve të bëjnë meme dhe t’i ndajnë ato në mediat sociale, raporton The Information. Tani për tani Facebook dëshiron ta mbajë aplikacionin në nivele të ulëta sa më shumë që të jetë e mundur, kjo është arsyeja pse gjiganti i mediave sociale ka lançuar Whale përmes Ekipit të tij të Ri të Eksperimentimit (NPE), i cili renditet si zhvillues aplikacioni në Apple Store.

NPE i Facebook u lançua në fillim të këtij viti për të zhvilluar dhe lançuar aplikacione me të cilat Facebook dëshiron të eksperimentojë pa premtimin se këto aplikacione do të rrinë për një kohë të gjatë ose do të ndryshojnë rrënjësisht kursin gjatë ciklit të tyre të zhvillimit.

Lexoni: Facebook lançon Facebook Pay, një sistem i ri pagese

Tani aplikacioni Whale është në dispozicion vetëm në App Store Kanadez, i cili shpjegon se aplikacioni është eksperimental. Përshkrimi i aplikacionit është mjaft i thjeshtë: “Nuk ka shpërqendrime, asnjë çmim të fshehtë për abonentët. Përdorni imazhet tuaja ose zgjidhni nga libraria e fotove tuaja dhe bëhuni krijues me tekstin, mjetet, efektet dhe më shumë brenda aplikacionit.” Me fjalë të tjera, është si aplikacionet e tjera për krijimin e meme-ve.

Atëherë, pse po teston Facebook një aplikacion për krijimin e meme-ve? Ndoshta sepse platformat e tij, përfshirë Instagram dhe WhatsApp, përdoren gjerësisht për të shkëmbyer meme. Whale është vetëm një shembull tjetër i Facebook që dëshiron të ketë një dorë në krijimin e çdo lloj përmbajtjeje që ju postoni në platformat e saj.

A do të zgjerohet Whale në tregjet e tjera jashtë Kanadasë? Është e mundur nëse testimi i aplikacionit rezulton i suksesshëm atje. Por përsëri është plotësisht e mundur që edhe nëse Whale rezulton një sukses, Facebook mund ta heqë aplikacionin dhe thjesht të ndërtojë mjetet e tij direkt në aplikacionin Facebook.

/FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0