Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale - Business Magazine Albania

Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale


Facebook ka qenë vazhdimisht në titujt e parë, që kur u zbulua se Cambridge Analytica, një firmë këshilluese me bazë në Londër, mundi të mblidhte të dhënat personale të miliona përdoruesve të Facebook dhe t’ua shiste ato klientëve, në shpresën e dhënies një dorë në fushatat e tyre politike. Ndër të tjera, Cambridge Analytica kishte për qëllim të ndihmonte klientët të identifikonin shkaktarët emocionalë të votuesve, në mënyrë që ata të mund t’i motivonin këta votues për të vepruar.

Por ajo që ka rritur zemërimin është se këta dhjetëra miliona njerëz, profilet e të cilëve janë aksesuar dhe përdorur, shumica nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte.

Sipas një deklarate nga Mark Zuckerberg (po, në Facebook), në vitin 2013 rreth 300,000 njerëz me dëshirë ndanë të dhënat e tyre përmes një aplikacioni të hartuar nga një studiues i Universitetit të Kembrixhit, me emrin Aleksandr Kogan. Por për shkak të mënyrës sesi Facebook ka punuar në atë kohë, Kogan-it iu dha akses në dhjetëra miliona të  dhëna të miqve të këtyre përdoruesve, pa dijeninë që të dhënat e tyre u ndanë.

Lexoni: Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër

Ju mund të thoni se kjo duhet të ishte parë, për shkak të shkallës së dukshme në të cilën funksionon Facebook. Sipas Statista, Facebook kishte 2.2 miliardë përdorues aktivë mujorë që nga tremujori i katërt i vitit 2017. Është e vështirë të ruhet kontrolli mbi një platformë të kësaj madhësie dhe ishte vetëm një çështje kohe përpara se të tjerët të përpiqeshin ta shfrytëzonin këtë burim. Kohët e fundit, Facebook në të vërtetë ka qenë nën ‘zjarr’, në mënyrë të përsëritur – jo vetëm për manipulimin e emocioneve të përdoruesve të vet, por edhe për kontribuimin në përpjekjet e të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë, në një shkallë shumë më të madhe.

Inteligjenca emocionale përfshin aftësinë për të ndikuar, për të shkaktuar emocione të forta tek të tjerët, me qëllim bindjen apo motivimin e tyre.

Por, çfarë ndodh nëse individët përdorin njohuritë e tyre të emocioneve për të fituar më shumë pushtet për veten apo për të patur mbështetje për një kauzë të dyshimtë? Po sikur ta përdorin aftësinë e tyre për të shprehur (ose maskuar) emocionet në një përpjekje për të manipuluar të tjerët?

Kjo është ajo që ne e quajmë “anë e errët” e inteligjencës emocionale: përdorimi i diturisë së emocioneve për arritjen strategjike të qëllimeve me pak ose aspak shqetësim për të tjerët. Një person që posedon një intelekt të shkëlqyer mund të bëhet një detektiv i shkëlqyer ose një organizator kriminel, një person me “IQ” më të lartë ka një zgjedhje midis dy shtigjeve shumë të ndryshme.

Mesi i shekullit të 20-të na tregon skenarin më të keq të kësaj ane të errët, kur Adolf Hitleri u ngjit në mënyrë të vazhdueshme në shkallën politike të Gjermanisë, përpara se ta çonte vendin e tij në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas të kryente një nga genocidet më të mëdha në histori. Një orator i talentuar, Hitleri foli me besim dhe karizëm, i aftë për të nxitur ndjekësit e tij në entuziazëm. Ai ishte në gjendje të prekë emocionet negative të frikës, zemërimit dhe pakënaqësisë dhe i përdori këto për të fituar mbështetje nga masat.

Lexoni: Facebook i kërkon falje Europës

Aftësia e Hitlerit për të tërhequr, për të intensifikuar dhe madje për të manipuluar emocionet e të tjerëve nxjerr në pah një realitet të ashpër dhe të rëndësishëm:

Inteligjenca emocionale mund të përdoret për të mirën dhe të keqen.

Tani, a mund të imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Hitleri me akses në të dhënat e Facebook të dhjetra miliona njerëzve?

Mbroni veten

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga efektet potencialisht të dëmshme të mediave sociale dhe nga ana e errët e inteligjencës emocionale?

Së pari, është e rëndësishme të kuptojmë se aplikacionet e mediave sociale dhe faqet e internetit si Facebook janë mjete të fuqishme dhe se ato janë potencialisht të rrezikshme. Ashtu si një thikë e mprehtë që mund të përdoret ose për të përgatitur ushqim ose për të lënduar një person tjetër, mediat sociale mund të përdoren për t’ju ndihmuar ose dëmtuar.

Duke njohur fuqinë që platformat e tilla duhet të ofrojnë njohuri ose edhe të ndikojnë në sjelljen tuaj, ju mund të vendosni të shpenzoni më pak kohë duke i përdorur ato, ose të kufizoni qasjen që ato kanë në të dhënat tuaja personale. Gjithashtu, kini kujdes të mos ndani me dëshirë informacionin privat; mos harroni, nëse profili yt është publik, duke postuar diçka në mediat sociale është e ngjashme sikur ta vendosni atë në faqen e parë të gazetës.

Por, përveç se të mësoni të përdorni në mënyrë të zgjuar mediat sociale duhet të mësoni të veproni në mënyrë efektive me përpjekjet e të tjerëve për t’ju ndikuar.

Si?

Këtu është vendi ku futet në lojë inteligjenca juaj emocionale. Për shembull, ndërgjegjësimi shoqëror – aftësia juaj për të kuptuar me saktësi aftësitë e të tjerëve për të menaxhuar emocionet – mund të shërbejë si një mekanizëm i vetëmbrojtjes. Një lloj “sistemi alarmi emocional” që ju paralajmëron për faktin se dikush po përpiqet të manipulojë ndjenjat, për t’ju bërë të veproni në një mënyrë që nuk është në interesin tuaj ose që bie ndesh me vlerat dhe parimet tuaja.

Lexoni: Mark Zuckerberg thyen heshtjen. Flet më në fund për Cambridge Analytica, por harron të kërkojë falje

Bindja, motivimi dhe ndikimi nga të tjerët mund të jetë një gjë e mirë – për aq kohë sa rezulton në një sjellje që është në përputhje me vlerat tuaja. Nëse jo, kujdesuni për motivin e personave që ndikojnë. Me praktikë, ju do të ndërtoni vazhdimisht vetëdijesim dhe do të fitoni kontroll më të madh mbi mendimet dhe veprimet tuaja. Kjo do të të ndihmojë që mos të bëhesh skllav i ndjenjave të tua, edhe nëse një manipulator i aftë punon shumë për t’ju shfrytëzuar.

Mbi të gjitha, mos harroni: Për të luftuar përdorimin mëkatar të inteligjencës emocionale, duhet të punoni për të rritur vetë inteligjencën tuaj.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0