Shqipëria po bëhet një qendër e rëndësishme për eventet e mëdha në teknologji dhe inovacion, me një kalendar të pasur që sjell mundësi për profesionistët dhe entuziastët e fushës. Nga panairi prestigjioz Future2Tech, që premton të bashkojë aktorët më të rëndësishëm të industrisë, tek konferenca vjetore AllWeb në Tiranë dhe AI Tech Summit në Shkup, këto evente shpalosin trendet më të fundit dhe krijojnë hapësira për shkëmbim idesh dhe bashkëpunime të reja. Në vijim, një përmbledhje e aktiviteteve kyçe që nuk duhet t’i humbisni këtë vjeshtë.
Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend
Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 9-10 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen. . Ndërsa po afrojmë me hapa të shpejtë drejt Future2Tech, jemi të emocionuar t’ju ndajmë disa përditësime kyçe rreth këtij eventi multidimensional!
Ekspozuesit dhe industritë pjesëmarrëse
Panairi i këtij viti ka një përzgjedhje të ekspozuesve që përfaqësojnë industritë më novatore dhe teknologjitë e reja. Disa prej tyre përfshijnë:
- Teknologji 3D Printing | Teknologji 5G | Realiteti Artificial dhe Virtual (AR/VR/XR)
- Trendet Digjitale: Blockchain, Automjete Elektrike, Shëndetësi Digjitale dhe Kriptovaluta
- Industria e Edukimit, Fintech, Gaming
Partnerët mbështetës të panairit:
Një falenderim i veçantë partnereve më të mëdhenj të këtij eventi, si:
● Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit – Partner Kryesor Mbështetës
● Vodafone Albania – Platinum Partner
● Dev.al – Gold Partner
● PC Store – Gold Partner
● Iute – Gold Partner
● AESS Shpk- Silver Partner
● Atom Computers– Silver Partner
● Logical– Silver Partner
● Data Lab – Silver Partner
● Engineering Albania – Forum Partner
● Business Magazine – Media Partner
● Geek Room – Media Partner
● BNI Digital Displays – Media Partner
Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e këtij eventi multidimensional dhe të merrni pjesë në eksplorimin e teknologjive të reja, edukimit dhe inovacionit, ju ftojmë të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e rrugëtimit drejt së ardhmes.
Klikoni këtu për të siguruar vendin tuaj
Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!
Konferenca vjetore që diskuton çështjet digjitale është gati për edicionin e saj të 15-të, të 7-të në Tiranë, Shqipëri. Me një qasje të re të orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e fushës digjitale, pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë, por janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë. Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse. Organizatorët ofrojnë bileta Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 04.10.2024 për vetëm 129 euro! Edhe vetëm 3 ditë për të përfituar nga kjo mundësi fantastike, ndaj nxitoni të merrni biletat tuaja TANI!
Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.
Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 04.10.2024 për vetëm 129euro!
Lexo edhe:Evolucioni i Future2Tech: Interes i shtuar i ekspozuesve në edicionin e dytë
AI Tech Summit rikthehet në Shkup në Tetor!
AI Tech Summit, eventi kryesor për entuziastët dhe profesionistët e inteligjencës artificiale në Ballkan, do të rikthehet në Shkup më 3 dhe 4 Tetor në National Opera and Ballet. Samiti i këtij viti premton të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, duke sjellë një listë të shkëlqyer folësish nga disa prej kompanive kryesore të teknologjisë në botë. Si eventi më i madh për inteligjencën artificiale në Evropën Juglindore, AI Tech Summit pritet të tërheqë mbi 700 pjesëmarrës dhe 25 folës nga sektorë të ndryshëm. Pas suksesit të edicioneve të mëparshme në Shkup 2023 dhe Malaga në prill 2024, ky edicion i tretë pritet të jetë më ndikuesi deri më tani. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë unike të njohin inovacionet më të fundit në AI dhe të dëgjojnë nga ekspertët kryesorë që përfaqësojnë gjigantët globalë si Microsoft, Amazon, Google, NVIDIA, Netflix, UBS, dhe shumë të tjerë. Samiti do të mbulojë një gamë të gjerë temash, nga zgjidhjet më të avancuara teknologjike deri te aplikimet praktike të AI në industri të ndryshme.
Filip Avramchev
[email protected]
+38970333060
Samiti i Gruas së Diasporës- Ja çfarë duhet të dini
Samiti i Pestë i Gruas së Diasporës Shqiptare do të mbledhë liderë dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë më 11 tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe promovimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky event dy ditor do të ofrojë një platformë të vlefshme për diskutime të thella mbi rolin e grave në biznes, inovacion dhe digjitalizim, si dhe për mundësitë dhe sfidat që përballen. Nga panele të ndryshme deri tek vizitat në biznese dhe takime të personalizuara, Samiti premton të sjellë risitë dhe nismat e reja për një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë.Pjesëmarrësit pritet të përfshijnë figura të rëndësishme nga diaspora shqiptare dhe liderë të fushave të ndryshme në Shqipëri, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, aktiviste të të drejtave të grave, sipërmarrëse dhe profesioniste të suksesshme nga sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, gra të suksesshme shqiptare që jetojnë jashtë vendit do të jenë pjesë e samitit.
Zhvillohet në datat 14-27 tetor “EU Code Week”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.