Evolucioni i Future2Tech: Interes i shtuar i ekspozuesve në edicionin e dytë - Business Magazine Albania

Evolucioni i Future2Tech: Interes i shtuar i ekspozuesve në edicionin e dytë

Future2Tech

Future2Tech vjen këtë vit me risi dhe surpriza. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication & Iceberg Exhibitions. Enejda ndan me ne të rejat që presim nga ky panair, ku kompanitë dhe institucionet e teknologjisë dhe inovacionit, së bashku me partnerët e tyre do të mund të ndajnë të gjitha zhvillimet e fundit dhe benefitet e përdorimit të teknologjisë.

Si drejtuese e Iceberg Communication dhe Iceberg Exhibitions, Znj, Sheku ndan me ne reflektimet mbi rrugëtimin e Future2Tech, panairin e Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit. “Jemi në prag të edicionit të dytë, teksa edicioni i parë vendosi standardet për këtë event të përvitshëm. Këtë vit jemi të vendosur për të parë evoluimin e panairit, nisur edhe nga interesi i shtuar dhe pjesëmarrja e lartë e ekspozuesve. Ky zhvillim pritet edhe si pasojë e disa faktorëve të cilët kanë formësuar edhe qasjen tonë si organizatorë të panairit për ta konceptuar si një platformë kryesore inovacioni dhe rritjeje në industrinë e teknologjisë”, thekson Enejda Sheku për Businessmag.al

Cila është qasja juaj drejt segmenteve niche me panairin drejt Future2Tech?

Duke u përqendruar në temat më aktuale dhe me interes të lartë, të tilla si inteligjenca artificiale, transformimi dixhital, fintech dhe paraja virtuale, siguria kibernetike dhe zgjidhjet teknologjike të qëndrueshme, panairi, jo vetëm që ecën në sinkron me këto trende, por gjithashtu po tërheq vëmendjen e kompanive lider në këto fusha, për të qenë ekspozues. Kjo qasje e targetuar ka krijuar një platformë që synon të “lërë shenjë”, ku ekspozuesit prezantojnë inovacionet e tyre më të fundit drejt një audience që është specifikisht e interesuar në niche-n e tyre.

Po ta mendojmë si një “open bufé”, mund të them se gjatë edicionit të parë, patëm pak nga gjithçka – plot pjata të ndryshme për t’u provuar nga kushdo. Edhe këtë herë, gjithëkush do të ketë mundësi të gjejë në panair atë për të cilën ka nevojë, por ne si organizatorë jemi të fokusuar të orientohemi gradualisht në zhvillimin e temave niche, të fokusohemi në disa pjata që janë absolutisht trend dhe për të cilat kërkesa është e lartë. Kështu, synojmë të tërheqim ekspertët dhe kompanitë më të mira në këto fusha, duke e bërë panairin më interesant dhe me impakt për të gjithë ata që do të përfshihen në të gjitha format.

Si do të integrohen zona të ndryshme për prezantim?

Ne si organizatorë, jemi të lumtur të ofrojmë për të gjithë ekspozuesit dhe vizitorët mundësi unike për të ndërvepruar me audienca të ndryshme përmes prezantimeve dinamike e të shumëllojshme në zona të ndryshme të panairit. Përmes mënyrave të ndryshme të ekspozimit, qëllimi është të krijohet një platformë për t’ë ndërvepruar, mësuar dhe për t’u rritur.

– Zona Demo, e krijuar për ekspozuesit të cilët do të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në një formë më interaktive përmes demostrimeve live.
– Në Zonën e Eventeve, do të mbahen një seri forumesh dhe prezantimesh, duke filluar nga forumi i drejtuesve të bizneseve më të mëdha në vend, panele ekspertesh, biseda tematike deri tek prezatime interaktive te Startupeve teknologjike perpara investitoreve.
– Gjithashtu, Zona e Medias do të ofrojë mundësi për ekspozuesit dhe bizneset që do t’i bashkohen panairit për intervista me një narrative më të thellë dhe emocionale për rrugëtimin e tyre në treg.

Lexo edhe:Pse duhet të merrni pjesë si ekspozues në Future2Tech 2024?

Çfarë do të kemi në lupë të këtij edicioni?

Konkursi i start-upeve ishte një ide që lindi gjatë edicionit të parë si nevojë për të hedhur dritë tek një nga boshtet e rëndësishme të panairit. Në këtë edicion të radhës, një fokus shumë të rëndësishëm dhe impenjim të shtuar në organizim, do të marrë konkursi i start-upeve, i cili është konceptuar si një mënyrë për të identifikuar dhe ekspozuar talentet në rritje të industrisë së teknologjisë, duke ofruar një platformë të përvitshme për të prezantuar idetë e tyre dhe inovacionet drejt një jurie të përzgjedhur me kujdes dhe një grupi investitoresh të mëdhenj.

Emra të rëndësishëm në botën e investitorëve do të na bashkohen, të cilët premtojnë mundësi fantastike për të gjithë ata që do të guxojnë të prezantojnë idetë e tyre. Emrat e investitoreve meritojnë një komunikim të veçantë në vijim.
Evolucioni i panairit Future2Tech në edicionin e tij të dytë është një dëshmi e përkushtimit tonë si organizatorë për të dhënë një kontribut të qenësishëm për inovacionin, zhvillimin teknologjik, edukimin dhe qëndrueshmërinë. Ndërkohë që panairi Future2Tech vijon të rritet dhe të përshtatet me shpejtësi me nevojat e industrisë, jam besimplotë që do të tërheqim vazhdimisht si ekspozues, kompani e institucione të rëndësishme jo vetëm në tregun kombëtar e rajonal por edhe në atë global.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0