"Lufta për Çipin" – Një libër që na tregon mbi "garën e re" për teknologjinë mes shteteve - Business Magazine Albania

“Lufta për Çipin” – Një libër që na tregon mbi “garën e re” për teknologjinë mes shteteve

Lufta për Çipin – Një libër që na tregon mbi "garën e re" për teknologjinë mes shteteve

Këto ditë tek secili prej nesh mbërrinë imazhet e mediave elektronike dhe ato sociale duke ndjekur me kureshtje dhe ankth cfarë po ndodh në Lindjen e Mesme, në një zonë ku kalon afro 40 % e tregtisë botërore të naftës. Dëshira e vetme që kalon nëpër mend është që skenarët apokaliptikë të krizës së naftës apo të cmimeve të larta të jenë fryte të hidhura të imagjinatës. Teksa duket sikur krizat e shpeshta që shfaqen së fundimi në botë , pasqyrojnë jehonën e mallkimit kinez “jetofsh në kohë interesante”, ka shumë rëndësi që të rikthehemi leximit të historisë të një “lufte pa krisma” që po zhvillohet në heshtje në fushën e teknologjisë ku është përfshirë edhe..Kina.

Megjithatë përballë këtij sfondi , ti ftosh njerëzit të lexojnë një libër me titull “Lufta për Çipin- Lufta për Teknologjinë më Kritike të Botës ” nga historian i ekonomisë Chris Miller, duket sikur i përfshin padashje në pesimizëm . Por duke qenë se pesimistët janë optimistë të informuar, ia vlen të lexosh një libër për të kuptuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e njërës prej industrive më të rëndësishme në botë, atë të gjysmëpërçuesve apo mikroçipave. Çdokush mund ti thotë vetvetes se kujtesa e e shija e tij e leximit nuk ka vend të mbushë atë hapësirë boshe që i ka mbetur me hollës nga rrugëtimi apo evolucioni që ka bërë një paisje si çipi i thjeshtë kompjuterik . Por brenda faqeve të këtij libri ka shumë gjëra që gjithsescili nuk e di , por që me siguri do ti pëlqente t’i mësonte pas leximit të tij duke pasuruar dijet dhe informacionin për një element që kushtëzon të gjitha paisjet inteligjente që ne përdorim nga telefonat celularë e deri tek TV.

Megjithëse shtatëdhjetë vjet më parë ato nuk ekzistonin sot, çipat apo gjysmëpërcjellësit gjënden dhe bëjnë të mundur funksionimin e produkteve të panumërta, duke filluar nga makinat deri tek lodrat e fëmijëve. Në këto kushte dhe vartësi që ka krijuar ekonomia botërore nga ato nëse diçka do të ndodhte në zinxhirin e furnizimit dhe nuk do të ishin të pranishme për kompanitë e prodhimit të paisjeve të ndryshme që ne përdorim, kjo do të shkaktonte një çrregullim të rëndë në jetën tonë të përditshme.Siç e bën të qartë Chris Miller në këtë libër një situatë a e tillë ka shumë mundësi që të ndodhë . Si rrjedhojë vlera e leximit të tij është e lidhur me një kuptim më të madh të botës ku jetojmë dhe sesi ndikohet ajo nga zhvillime që duket se ndodhin shumë larg nesh. Kur autori flet për një skenar të mundshëm të mungesës së gjysmëpërcuesve e bën të të qartë se kjo nuk është një situatë sikur të mungojnë patatinat apo çokollatat neë raftet es supermarketeve. Në vend të kësaj, ai i referohet “qarqeve të integruara” ose “gjysmëpërçuesve”, emërtim që rrjedh nga fakti se ato përbëhen nga një copë e vogël (“çip” ) me material silikoni .

Libri duket sikur ofron një diskutimi mbi të tashmen dhe një shpjegim mbi rrezikun shumë të pranishëm të çrregullimit të linjës së furnizimit të një produkti që është pothuajse në çdo paisje inteligjente që ne përdorim .Por libri i Chris Millerit “Lufta për Çipin “ ofron shumë më tepër sesa një parashikim apo parathënie mbi konkurencën globale lidhur me këtë produkt të teknologjisë së lartë .Libri është i ndarë në tetë kapituj dhe fillon me atë periudhë të historisë që ne e kemi përkufizuar si “ Lufta e Ftohtë e vjetër” (1945-1990).Nga ana tjetër rikthen këtë terminologji si “ Lufta e Ftohtë e re” në një lloj forme ankthi e shqetësimi kur flet për konkurencën mes SHBA, Kinës e Rusisë lidhur me prodhimin e shpërndarjeve e kompanive që merren me këtë produkt siç janë çipat apo gysmëpërcjellësit. Në 350 faqe të këtij libri vetëm dy nga tetë kapitujt përqendrohen vërtet në problemin aktual, i cili është i lidhur me rolin e Kinës në këtë teknologj, ndërsa gjashtë kapitujt e tjerë janë më shumë të natyrës historike. Libri shpalos me mjeshtëri historinë e ndërlikuar se si gjysmëpërçuesit evoluan për t’u bërë një nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërimit tonë modern që po na shoqëron e do të na shoqërojë përgjatë shek XXI.Nëse për një moment në secilin prej dhomave të shtëpisë tonë do të hedhim shikimin nga laptopi apo TV, në përfytyrimin tonë të thjeshtuar, kalon ideja se poshtë pjesës së jashtme të këtyre paisjeve elegante janë të fshehura çipa të ndërlikuar. Ato në fakt i mundësojnë cdo pasije që kemi në zyrë apo shtëpi të kryejë pa probleme një mori funksionesh që na lehtëojnë jetën e përditshme.

Lexo edhe:Bytes & Books diskutim: “Lufta për Çipin” nga Chris Miller

Industria e çipave apo gjysmëpërcjellëssë është dicka e re për qytetërimin tonë por që solli ndryshime rrënjesorë në cdo fushë të jrtës sonë që nga ekonomia e deri tek armët.Një mikroçip me madhësine e një thoi në të cilën janë vendosr qarqe kompjuterike të njohura si qarqe tw integruara ishte një risi teknologjike që u realizua në mënyrë të pavarur nga Jack Kilby dhe Robert Noyce dhe qëndron në themel të çdo paisje modern që ne përdorim në ditët tona . Askush nuk do ta kishte menduar se teksa Jack Kilby qëndronte i mbyllur në laboratorin e kompanisë sëtij Texas Instrument në SHBA për ditë të tëra, gjatë periudhës së pushimeve të verës, duke menduar sesi përmirësonte instalimet elektrike të transistorëve, do ti lindte një ide që ishte risi.Nëpërmjet këmbënguljes ai arriti në përfundimin se zgjidhja do të ishte që të vendoste elementë të shumtë në të njëjtin material gjysmëpërçues, në vend që të përdorte pjesë të ndara. Në këtë mënyrë ai krijoi qarkun e integruar duke ndryshuar vizionin e botës për natyrën e paisjeve që përdorim sot dhe duke i berë ato që të kryejnë funksione që nuk i kishim menduar me parë. Libri në vetvete është një rrëfim epik i betejës së gjatë dekadash për të kontrolluar atë që është shfaqur si burimi më kritik në botë teknologjia e mikroçipave ku tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kina po konkurojnë dhe rivalizojnë dukshëm me njëra –tjetrën . Mbase dikush kur të lexojë librin mund të habitet teksa mes rreshtave mund të mësojë se mikroçipat përkufizohen sot si “nafta e re” , një burim i rrallë nga i cili varet bota moderne.

Siç e përmend Miller në librin e tij sot, fuqia ushtarake, ekonomike dhe gjeopolitike është e ndërtuar mbi themelin e çipave kompjuterikë. Pothuajse gjithçka që përdoret në realitetin e sotëm, nga raketat te mikrovalët, nga telefonat inteligjentë te tregu i aksioneve, funksionon përmes këtyre paisjeve mikroskopike . SHBA kanë qenë gjithmonë në krye të këtij procesi teksa ishin vendi ku ato u shpikën dhe u prodhuan e madje falë tyre ruajti epërsinë si superfuqia kryesore në këtë risi të re teknologjike. Historiani ekonomik Chris Miller shpjegon se si gjysmëpërçuesit luajtën një rol thelbësor në transformimin në jetën moderne dhe si SHBA-të u bënë zotëruese të kësaj teknologjie. Fitorja e Amerikës në Luftën e Ftohtë dhe mbizotërimoi i saj ushtarak global rrjedh nga aftësia e saj për të shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë kompjuterike në mënyrë më efektive se çdo fuqi tjetër. Por libri na paraqet një pamje ku shfaqet një tablo në të cilën shihet Amerika e shqetësuar pasi ka lejuar që elementë kryesorë të procesit të prodhimit të çipave t’i shpëtojnë nga duart .Tashmë brenda tyre ndjehet një lloj frike nëse zinxhiri i prodhimit të tyre që tashmë ëshë zhvendosur në vende të tjera mund të shkëputet nga rrethana të ndryshme duke krijaur jo vetëm në një mungesë të tyre por edhe në një Luftë të re të Ftohtë me një superfuqi që po ngrihet gradualisht. Për rrjedhojë duket se aftësia e saj konkuruese po kërcënohet nga vende të tjera si Tajvani, Koreja, Europë dhe, mbi të gjitha, Kina. Sot, siç përshkruhet në libër , Kina, shpenzon më shumë para çdo vit për importimin e çipave sesa shpenzon për importimin e naftës . Nga ana tjerër po investon miliarda në projekte të ndërtimit të fabrikave të prodhimit të tyre.

Pothuajse gjysma e librit i kushtohet historisë së industrisë së gjysmëpërçuesve dhe cdo lexues i zakonshëm apo edhe dikush që mund të ketë jetë i përfshirë në këtë industri mund të gjejë përmes rreshtave të librit gjëra mjaft interesante . Përmes fakteve përshfaqet historia e krijimit së një prej kompanive më të rëndësishme në botë të prodhimit të tyre sic është TSMC( Taiëan Semiconductor Manufatcturing Company) e Tajvani, t që u themelua nga një amerikan, Morris Chang, i cili ishte lënë pas dore dhe mënjanuar në komopaninë Texas Instruments. Në faqet e librit zbulohet një përshkrim i kompanisë holandeze, ASML dhe makinave fenomenale që ajo ndërton për të gdhendur çipa silikoni shumë të imët. Libri gjithashtu bë një shpjegim të llojeve të të çipave, dhe modeleve të tyre e ndryshme si X86, ARM dhe RISC. Chris Miller nëpërmjet një rrëfimi që nuk të mërzit shpjegon sesa e vështirë është të prodhosh çipa të nivelit të lartë dhe sa pak kompani dhe vende mund ta bëjnë këtë në të vërtetë. Mes këtyre rreshtave lexuesi mësuesi për makinerinë EUV e prodhuar nga kompania hollandeze ASML për të krijuar këto çipa të nivelit të lartë dhe që është padyshim makina më e ndërlikuar e krijuar ndonjëherë nga njerëzit. Asnjë kompani tjetër nuk mund t’i projektojë e prodhojë me sukses këto mikropaisje përvec disa prej tyre si TSMC, Intel, Samsung por asnjë nga këto kompani nuk është në Kinë ! Të vetmet vende ku ato mund të prodhohen me sukses janë Tajvani, Koreja, Japonia, SHBA-ja, Singapori dhe disa vende në Europën Perëndimore. Por e vecanta e këtij zinxhiri të rëndësishëm furnizimi është së mbi 40% e kapacitetit të prodhimit të tyre vjen nga kompania TSMC( Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) në Tajvan , e cila sipas analizës së autorit të librit është një problem që e ka shndërruar në shqetësim e deri diku një lloj makthi. Megjithwse mw shumë se 90% e çipave janë projektuar në SHBA ose Mbretërinë e Bashkuar, shumica e tyre prodhohen në vende të tjera, kryesisht në Tajvan. Ky është një problem i madh i sigurisë kombëtare për SHBA-në, duke pasur parasysh politikën e Kinës për ta “riintegruar” ishullin e Tajvanin me pjesën e tij gadishullore.

Libri “Lufta për Çipin- Lufta për Teknologjinë më Kritike të Botës” ndoshta nga titulli mund të disi i zymtë në këtë periudhë kur njerëzit po e dëgjojnë shumë të përmendet kjo fjalë me të njëjtën lehtësi me të cilën përmenden vera në një tryezë restoranti. Gjithsesi ia vlen të kuptohet se shek XXI do të jetë një përzieje interesante e gjeopolitikës , ekonomisë e teknologjisë që tashmë duket se po krijojnë një trekëndësh që herë duket sikur merr formën e atij të Bermudës e herë atë të një trekëndshi barabrinjës ku secili element qëndron në harmoni me njëri –tjetrin .Me një lehtësi të papërballushme Chris Miller na shpjegon dhe rrëfen sesi një paisje për të cilën njerëzit e zakonshëm nuk tregojnë ndonjë kuriozitet sic janë gjysmëpërçuesit e vegjël, ose mikroçipat, janë bërë thelbësorë për gjithçka, nga telefonat tanë celularë deri te raketat dhe satelitët.Me pak fjalë zotërimi i industrisë së këtyre mikropaisjeve për një vend i ofron atij një pozicion të privilegjuar dhe mbizotëruers në teknologji, ekonomi dhe sigurinë kombëtare. Libri i Millerit u botua në vitin 2022 dhe pikërisht në atë vit qeveria e SHBA më 9 Gusht 2022 miratoi Ligjin për Çipin e Shkencën ( Chips & Science Act/) që autorizonte afërsisht përdorimin e një fondi prej 280 miliardë dollarë për të nxitur në SHBA kërkime shkencore dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve .  Libri është një pasqyrë e shkëlqyer e situatës ku ndodhet bota aktualisht dhe përpjekjene që po bëhen në nivel global për të garantuar rezerva të mineraleve që baza e prodhimit të këtyre mikripasisjeve por edhe aspekreve të tjera qëë lidhen me fermta e mëdha të të dhëmave, robotëve humanoid, dronëve etj . Dilemat e dyshimet tashmë po ia lënë vendin bindjes se kjo teknologji duhet të jetë në zotërim nga cdo vend nëse dëshiron të jetë i sigurtë dhe të mso varet nga kapruicot e motit gjeopolitik apo gjeoekonomik

Në dy pjesët e fundit të librit , Miller identifikon dy probleme që janë të ndërlidhura me njëra –tjetrën dhe që të dyja të përfshijnë Kinën.Së pari është dëshira në rritje e Kinës për t’u bërë një vend gjithnjë më i pavarur në prodhimin e çipave. Ashtu si çdo komb tjetër i përparuar në tokë, ajo mbështetet shumë te gjysmëpërçuesit dhe, megjithëse përdor shumë pajisje të teknologjisë së lartë, në të vërtetë nuk prodhon çipat që përdoren në to pasi ato vijnë nga vende të tjera. Kina është përpjekur ta zgjidhë këtë, duke u mbështetur pjesërisht në përvetësimin e këtyre teknologjive nga vende të tjera përmes formave të ndryshme, Në këtë kuadër Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë ushtruar presion mbi prodhuesi e njohur të gjysmëpërcuesve sic janë holandezët, e kompanisë ASML Holding , për të ndaluar transferimin e teknologjive të caktuara në Kinë. Kjo është quajtur strategjia “oborr i vogël, gardh i lartë”, dhe në libër Miller përmend rastin e kompanisë kineze Huaëei si një rast për zbatimin e kësaj politike Kjo strategji ka funksionuar pjesërisht por që ka çuar në problemin e dytë që është Tajvani. Në kuadër të pretendime që ka Kina për Tajvanin si një ish territor i saj , cdo përpjekje nga ana e saj në këtë drejtim ka pasoja globale.Tajvani është prodhuesi i 60% të gjysmëpërçuesve në botë dhe gjithashtu është prodhues i 90% të modeleve më të përparuara . Në rast të cdo konflikti, skenari më i mirë është që të ketë vonesa të mëdha në zinxhirin e furnizimit dhe rasti më i keq është që kompaniaTaiëan Semiconductor Manufacturing Co. Ltd. mund të pësojë dëmtime të rënda gjatë një konflikti të mundshëm duke sjellë një krizë në këtë sektor.

Libri nuk përpiqet të paralajmërojë ndonjë apokalips por ësshtë një udhërrëfyes mbi botën që jetojmë që duhet ta kuptojmë sic duhet . Natyrisht libri nuk bën parashikime me skema të tmerrshme por në cdo rast mungesa e çipave si pasojë e cdo zhvillimi të papritur në nëvel ndërkombëtar mund të sjellë pasoja në jetën tonë . Kjo është e kuptueshme ku paisjet që na lehtësojnë jetën dhe komunikimin mund të bëhen të pamundura derisa mikrocipat të dalin nga “rrethimi” ku mund ti vendosë rivaliteti i shteteteve apo kapriçiot e gjeopolitikës.

Regjistrohu për takimin e Bytes&Books në datë 9 korrik

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Disiplina është ura midis qëllimit dhe arritjes.”
— Jim Rohn
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0