EUROSTAT: Shqiptarët të parët në rajon për përdorimin e internetit - Business Magazine Albania

EUROSTAT: Shqiptarët të parët në rajon për përdorimin e internetit

EUROSTAT: Shqiptarët të parët në rajon për përdorimin e internetit

Koha kur interneti konsiderohej një luks në Shqipëri duket se i përket të shkuarës së largët.

Sipas të dhënave që Eurostat ka publikuar mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërtesa rezidenciale dhe individë për viti 2022, Shqipëria renditet e para në rajon në nivelin e 98.44% të aksesit në internet.

Ajo lë pas vende si Turqia, Sllovenia dhe Romania ndërkohë që në fund të renditjes ndodhet Serbia dhe Mail i Zi.

Rritja i përket viteve të fundit. Kujtojmë se për vitit 2019 Shqipëria renditej në mesin e tabelës në nivelin e 85.45%

Ajo është gjithashtu dukshme mbi mesataren e BE e cila për vitin 2022 gjendej në nivelin e 92.44%.

Rritjes e nivelit të aksesit të internetit në ndërtesat rezidenciale dhe individë, shpjegohet edhe me një rritje të aksesit në rrjetet sociale të moshave të reja duke shënuar përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit në krahasim me çdo aktivitet tjetër.

Gjithashtu shqiptarët po e përdorin internetin edhe për shërbimet bankare. Pagesat përgjatë vitit 2022 u rritën për vitin e shtatëmbëdhjetë radhazi.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare arriten në 6.28 milionë me nje rritje prej 22.4% më shumë se një vit më parë.

Treguesit e sondazhit matin e zbatimit të një prej prioriteteve të Komisionit Evropian për periudhën 2019-2024 per “Një Evropë të përshtatshme në epokën dixhitale”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0