Epoka 'Tesla' po mbërrin, thyhet dominanca me dekada e europianëve - Business Magazine Albania

Epoka ‘Tesla’ po mbërrin, thyhet dominanca me dekada e europianëve


Audi, BMW, Mercedes-Benz dhe Porsche kanë dominuar gjatë rankimet e automobilave më të mirë në botë duke e bërë Gjermaninë lidere të disa prej markave më të mira dhe të përfitueshme të industrisë së automobilave. Por Tesla Motors, makina elektrike Model 3 e së cilës gjeneroi 325,000 porosi vetëm në javën e parë të debutit në Prill, i “kërcënon” këto të fundit në një mënyrë që Lexusi i Toyotës nuk e bëri dot kurrë. Ndërsa statistikat për Model 3- 200 milje me një furnizim të vetëm me karburant dhe një çmim të fillimit prej 35,000 $- e rreshtojnë atë me tregun e Chevrolet Bolt të General Motors, CEO i Tesla Elon Musk ka thënë se makina më e përballueshme ekonomikisht e tij duhet të perceptohet si konkurrente e luksozeve të serisë 3 të BMW apo të Audi A4.

stat

Përveçse mburrjes, të dhënat nga blerjet e automobilave tregojnë më shumë rreth asaj që pretendon Musk, CEO i Tesla. Blerësit e Tesla blejnë brandet luksoze gjermane më shumë se çdo linjë tjetër makinash para se të bëjnë vendimin e blerjes, sipas website-it Edmunds.com. Pothuajse 30 për qind konsiderojnë BMW, dhe rreth 20 përqind hedhin sytë nga modelet Audi dhe Mercedes, ndërsa 12 përqind psonisin Porsche, sipas Edmunds. Duket qartë se brandet gjermane janë vulnerabël ndaj ‘tradhtisё’ së konsumatorëve ndërsa Tesla rritet.

Drejtuesit e lartë të prodhuesve të makinave tё kampit rival ankohen rreth gjurmimit të dobët të vonesave në prodhim qё u bёn Tesla automjeteve dhe humbjeve të vazhdueshme financiare. Por gjithsesi nuk mund ta injorojnë faktin se produktet e Musk janë kthyer në pasion për konsumatorët, gjë që prodhuesit e traditës të makinave për dekada s’e kanë arritur. “Kapelja e inovacionit po lëviz në drejtim të ri tani,” thotë Håkan Samuelsson, CEO i Volvo Cars. “Faktori vendimtar është ajo që ndodh brenda mendjeve të njerëzve,” thotë Jürgen Pieper, një analist i Bankhaus Metzler. “Shumë po shikojnë te Tesla inovacionin që gjermanëve po u mungon.”

Kur Tesla avancon dhe Apple ‘kërcënon’ të futet në industrinë e makinave, vitet e fundit markat gjermane po u drejtohen koncepteve të makinave elektrike. Por këto makina janë vite larg, kurse Tesla planifikon shpërndarjen e Model 3 në fundin e vitit 2017. “Ka mundësi që teknologjia e prodhimit të makinave të spostohet në Shtetet e Bashkuara pas 30 viteve të dominimit të europianëve,” shprehet Samuelsson nga Volvo.

 

/Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0