Enzo Ferrari: “Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë”

Enzo Ferrari: “Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë”


Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë”. Kjo është një nga shprehjet më të njohura të Enzo Ferrari, themeluesit të mitit botëror të automobilizmit.

Ai lindi në rrethinat e Modenas së Italisë në 18 shkurt 1898. Babai i tij kishte një kompani të vogël të përpunimit të çelikut për hekurudhat.

Kur ishte 10 vjeç , babai i tij Alfredo Ferrari e mori atë dhe vëllain tjetër, Dino Ferrari Junior të shihnin një garë në Bolonja. Kjo garë u pasua edhe nga disa të tjera dhe ky ishte momenti që Enzo, në atë kohë ende i pa maturuar gjeti pasionin e tij. Ai donte të bëhej pilot garash, të cilat ishin tepër popullore në Italinë e fillimit të shekullit të 20. Por për fat të keq, viti 1914 përkon edhe me fillimin e Luftës së Parë Botërore, me një Enzo plot me ëndrra, tepër të vështira për t’u realizuar.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 37 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Ai kurrë nuk ishte një fans i shkollës, gjë që do ta ndihmonte atë më shumë në të ardhmen.

Viti 1916 ishte një nga vitet më të vështirë për të. Babai i tij ndërroi jetë, i pasuar nga vëllai i tij, i cili vdiq nga një sëmundje që kishte filluar kur ai ishte pjesë e Forcës Ajrore Italiane të ushtrisë. Në vitin 1918, Enzo u shtrua në një spital në Bolonja ku priste radhën me të pashpresët e tuberkulozit. Por ndryshe nga pjesa më e madhe e tyre, ai mundi të shpëtojë nga kjo sëmundje.

Ai kishte një karakter të forte dhe nuk dorëzohej kurrë. Ndonëse i depresionuar nga ndodhitë e jetës, por edhe nga eknomia e shkatërruar e Italisë, ai filloi të kërkonte për një punë që të siguronte mbijetesën. Atij tashmë i duhej të fillonte të ndërtonte bazat e jetës së tij, duke qenë se, tashmë ishte më shumë se 20 vjeç.

Ai arriti të siguronte një letër rekomandimi nga një ish-koloneli i tij në kohën e luftës. Me atë letër në dorë, ai u nis drejt Torinos, zemra e industrisë italiane të automobilizmit në atë kohë, qyteti ku Fiat prodhohet. Ai aplikoi për një punë në kompani, por pasi u intervistua nga disa inxhinierë, për ta, ajo letër nuk tregonte asgjë. Për më tepër, vendet e lira të punës ishin tepër të limituara.

Ai mori kështu goditjen e radhës. Me vëllain dhe babain që i kishin ndërruar jetë pak vite më parë, pa një të ardhme, në një vend të rrënuar, i sapo shpëtuar nga vdekja dhe, pa punë.

Por ai nuk i pranonte lehtë refuzimet. Ai ishte gjithmonë i gatshëm të përballej me betejat.

Shpirti dhe zemra e tij ishin të fokusuara tek automobilizmi dhe garat. Torino, ishte pikërisht “kryeqyteti” i automobilizmit të Italisë së asaj kohe. Ai filloi të frekuentonte një bar, i cili ishte i preferuari i personave të lidhur me automobilizmin. Filloi të njohë njerëz dhe një prej tyre ishte një nga test driver-at më të njohur të kohës. Ai e ndihmoi Enzon e ri të siguronte një punë në një nga kompanitë e vogla të prodhimit të makinave, e quajtur CMN, e ndodhur në Milano.

Më në fund, pasi siguroi disa të ardhura, ai bleu makinën e tij të parë për gara, një Alfa Romeo. Ishte një vendim i vështirë, por ishte vendimi i cili do të shënonte fillimin e rrugëtimit të tij të gjatë, të cilës ai i kushtoi jetën.

Pasi bëri disa gara me makinën e tij të re, Alfa Romeo i lejoi Enzos dhe shokut të tij të garimit të pilotonin për Alfan. Ai garoi në vitet 1920-1924, por të gjitha këto ishin gara lokale dhe jo të përmasave të mëdha. Por, ai nuk arriti të merrte statusin që kërkonte. Kështu, i kërkoi kompanisë Alfa Romeo që të punësohej si agjent shitjesh për klientët privat dhe t’i dorëzonte ato personalisht tek klientët. Ishte pikërisht kjo kohë kur ai takoi gruan e tij, Lora, e cila gjithashtu frekuentonte lokalet e preferuara të automobilistëve. Ata u martuan në vitin 1923. Ai më pas iu kthye jetës së hareshme dhe ashtu siç thuhet nga miqtë e tij, ai i pëlqente shumë femrat e bukura.

Problemet filluan kur mamaja e Enzos, Analgiza, erdhi të jetojë me çiftin e ri. Por, marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës ishte shumë e keqe dhe shpesh Enzo ndodhej në situataq shumë të vështira. Por, ai iu dedikua punës së tepërmi duke mos lejuar që problemet e tilla, ta shkatërronin atë profesionalisht.

Alfa Romeo, prezantoi një makinë të re të quajtur P1, në Kampionatin Europian, në Monza. Për këtë Enzo u përpoq të mblidhte në skuadrën e Alfas emra të shquar të kohës dhe ja arriti. Në skuadër, ai mori si pilot një nga personat të cilët e ndihmuan Enzon të futej në botën e garave. Fatkeqësisht, ai u përplas dhe vdiq në këtë garë, gjë e cila e shokoi Enzon.

Pas kësaj, ai mendoi të punojë përsëri me Alfa Romoe P1. Ai bashkoi në skuadër edhe një inxhinier shumë të mirë nga Fiat dhe filluan punën për t’u bërë më kompeditivë. Ata krijuan kështu modelin P2. Që në garën e parë, ajo vendosi një rekord të ri të pistës dhe doli fituese në atë garë. Pas disa garash, Fiat i hapi rrugën Enzon në sfidat e tij. Djali nga rrethinat e Modenas, kishte arritur shumë deri më tani.

Por atij i duhej që të gjente një mënyrë që të financonte idetë e tij. Ai bëri një marrveshje me Alfa Romeo-n që t’i jepnin atij mundësinë të menaxhonte divizionin e garave të kompanisë. Ai kërkonte vetëm makinat nga kompania dhe të gjitha gjërat e tjera, do t’i bënte vetë.

1 Dhjetor 1929, Enzo hapi dyert e asaj që u quajt “Scuderia Ferrari”. Praktikisht, Enzo do të modifikonte makinat e Alfa Romeo. Kështu, gjërat filluan të ecnin mirë.

Në vitin 1932, gruaja e tij, Lora, lindi një djalë, me emrin Dino. Fatkeqsisht, që i vogël djali i tyre u diagnostikua me një sëmundje muskulare që ngadalë ngadalë, shkatërronte sistemin e tij nervor.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 37 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Në vitin 1939, Lufta e Dytë Botërore ishte në vigjilie të saj. Në këtë kohë një ekzekutiv i ri i Alfa Romeo prishi marrëdhëniet me Ferrari-n. Që të siguronte mbijetesën, Enzo-s i duhej të gjente një mënyrë të re për të vazhduar biznesin. Kështu, ai bashkëpunoi me qeverinë dhe filloi të prodhonte mjete të ndryshme ushtarake.

Që ruante fabrikën nga shkatërrimi, qeveria e urdhëroi atë ta zhvendoste fabrikën në një vend tjetër. Ai zgjodhi Maranelon, një qytet pak kilometra larg nga Modena.

Në rrugën e kthimit, ai takoi një grua me emrin Lina Larni, e cila ishte sekretare në kompaninë e tij. Në vitin 1946, ai u dashuria me të. Në fillim të vitit tjetër, ai mori vesh se ajo ishte shtatzënë me të dhe 9 muaj më pas, lindi Piero Ferrari, trashëgimtari i vetëm i tij sot e kësaj dite.

Nga ana tjetër, gjendja e fëmijës së tij të parë përkeqësohej, me gjithë ilaçet që Enzo siguronte nga jashtë.

Në vitin 1947, ai prezantoi Ferrari Tipo 125 – Makina e Parë 100% Ferrari

Lufta e Dyte Botërore mbaroi dhe Enzos i duhej që të riniste gjithçka nga e para. Në vitin 1947, ai prezantoi Ferrari Tipo 125, me një motor 1.5 litër V12. Ajo njihet si makina e parë 100% Ferrari. Pasi kjo makinë thuajse dështoi në fillim, ai mblodhi disa nga inxhinierët më të mirë të kohës në kompaninë  e tij. E gjithë kjo, rezultoi në disa nga vitet më të suksesshme të kompanisë. Ndonëse në vështirësi, ai përsëri nuk kishte shumë interes për makinat e rrugës.

Ndërkohë Enzo vazhdonte të bënte një jetë të dyfishtë dhe të fshehtë midis dy familjeve të tij dhe 2 djemve të tij. Në 30 Qershor 1956, Dino Ferrari, i biri i Enzo Ferrari, ndërron jetë në moshën 24 vjeçare. Ai u përpoq me shumë forcë të menaxhonte emocionet e tij. Thuhet, se ai vizitonte varrin e djalit të tij, çdo mëngjes para se të shkonte në punë. Për nder të djalit të tij, ai i vuri emrin Dino një prej makinave më të njohra të kompanisë. Gjatë kësaj kohe, gruaja e tij e parë Lora, zbuloi për jetën e fshehtë të bashkëshortit të saj dhe djalit të tij 11 vjeçar.

Ishin këto pikërisht vitet kur motorsporti ishte tepër i rrezikshëm dhe shumë vdekje ndodhnin nëpër garat e ndryshme. Enzo Ferrari u akuza së tepërmi në këtë kohë si shkaktari i vdekjes së aq shumë pilotëve. Një nga më tragjiket, është ajo e vitit 1957 ku 17 të vdekur u shkaktuan nga një aksident i vetëm.

Në vitin 1969, pas shumë problemeve financiare, Fiat u bë aksioner i Ferrari, për një shifër prej $11 milionë. U vendos, se Enzo do të merrej me garat, kurse Fiat me makinat e rrugës. Ky ishte fundi i të prodhuarit me dorë të një Ferrari. Fundi i një legjende, i një epoke që Enzo ngriti. Por, tashmë ai kishte mundësi të fokusohej më shumë tek garat.

Në vitin 1978, guraja e parë e Enzos, ndërron jetë. Martesa e tyre zgjati plot 55 vite. Pas kësaj, ai solli në qytet gruan e tij të dytë, Lina. Tashmë 80 vjeç, Enzo filloi të bënte një jetë të thjeshtë familjare, mes miqve dhe të afërmve. Por, ndonëse në këtë moshë, ai nuk rreshti kurrë së punuari. Djali i tij Piero, u bë menaxher i skudrës së garave të Ferrari në mesin e viteve 80. Ai grindej shpesh me djalin e tij për strategji të ndryshme që ata duhet të përdornin. Ata kishin karaktere shumë të ndryshme, gjë që reflektohej shumë lehtë. Piero ishte i qetë, kurse Enzo, “rebel”.

Në vitet e fundit të jetës Enzo filloi të kishte problem me veshkat, aq sa kur Papa i asaj kohe vizitoi Maranellon, Enzo nuk pati mundësi as të dilte e ta takonte.

14 Gusht 1988, Enzo Ferrari, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 90 vjeçare, duke finalizuar kështu një nga historitë e automobilizmit më të rëndësishme, që historia do të njohë ndonjëherë.

Ky lajm, u bë i ditur vonë këtë ditë, pasi Piero, djali i tij, respektoi dëshirën e babait të tij. Vetëm 6 persona dhe 2 makina ishin pjesë e funeralit të tij.

Emri i tij, vazhdon të mbetet një inspirim për shumë breza që kanë pasuar, ndonëse, industria automobilistike sot është duke iu nënshtruar një ristrukturimi total.

Në 41 vitet nën drejtim nga viti 1947 deri në vitin 1988, Ferrari, fitoi më shumë se 5000 gara të ndryshme, rreth gjithë botës.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 37 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0