Emerald Dental, ndër destinacionet kryesore të turizmit dentar në Tiranë - Business Magazine Albania

Emerald Dental, ndër destinacionet kryesore të turizmit dentar në Tiranë

Emerald Dental

 Emerald Dental – Dentist in Tirana janë ndër liderat e stomatologjisë për turizmin dentar dhe jo vetëm. Ofrojnë shërbime me cilësi, siguri dhe garanci si në Bashkimin Europian.

 

Emerald Dental

 

Falë profesionalizmit dhe kostove të reduktuara, klinika ofron të njëjtat shërbime me një kosto 70% më të ulët se në vendet e BE, duke ju dhënë një trajtim të specializuar dhe të personalizuar, për një buzëqeshje unike.

Poliklinika Dentare Emerald, ka si synim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e shërbimeve dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve dhe anomalive, që shfaqen nga çdo individ përgjatë të gjitha moshave nëpërmjet një shërbimi të specializuar dhe profesional të niveleve të larta. Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që kjo poliklinikë disponon si edhe në sajë të profesionalizmit dhe cilësisë së punës që ofrohet nga stafi mjekësor dhe me shumë eksperiencë i kësaj klinike.  

Poliklinika ofron shërbimin stomatologjik sipas te gjitha kushteve dhe standardeve ndërkombëtare. Mjekët, paisjet dhe materialet janë të certifikuara nga Bashkimi Europian , për sigurinë dhe standartet perëndimore.

Në poliklinikë do të gjeni të njëjtin shërbim si në Europën Perëndimore, por me kosto ekonomike:

  • Zëvendësim të dhëmbëve të munguar brenda 30 minutave, nëpërmjet implanteve dentare titani
  • Dentistri kozmetike; Korrigjimi i gingivave dhe rimodelimi i tyre me kurora dhe faseta e-max, për një buzëqeshje hollivudiane
  • Drejtimi i dhëmbëve me Ortodonci fikse (Braketa) dhe të lëvizshme, maskerinave transparente sipas metodës inovative dhe shkurtimit të kohës ( Invisalight). Rëndësia e një konsulte ortodontike në moshat minorene parandalon difekte të pariparueshme në moshë madhore.
  • Kirurgji orale ambulatore/ Kirurgji me lazer/ Kurimi i bruksizmit
  • Kurimi estetik i fytyrës me Botox dhe filler estetik
  • Organizimi i konferencave me karakter informues me prindër dhe mjekë të rinj, mbi shëndetin oral dhe si ta parandalojnë avancimin e sëmundjeve që shfaqen në kohë të ndryshme, si dhe ushqimi i shëndetshëm në moshat fëmijënore. 

Pacienti  merr trajtim të kompletuar nga check-up dentare, imazheria, konsulta kirurgjikale, si dhe këshillim  në distancë përpos trajtimit në ambientet e poliklinikës.

Poliklinika bashkëpunon ngushtë me disa institucione bashkëpunëtore si: Bashkia Tiranë, Operatorët Mobile,  Kompani Sigurimesh, Banka të nivelit të dytë, OJF.

Artikulli u publikua më parë në faqen 54 të numrit 34 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 34 të saj.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0