Elon Musk tregon si të jesh një shef i shkëlqyer në një letër të thjeshtë - Business Magazine Albania

Elon Musk tregon si të jesh një shef i shkëlqyer në një letër të thjeshtë


Elon Musk tregon lidership të vërtetë në këtë letër për punonjësit e tij.

Ju jeni me nerva. Keni dëgjuar që disa nga punonjësit tuaj kanë bërë diçka që ju iu keni thënë të mos e bëjnë.

Si do veproni?

Nëse ata janë punëtorë të mirë, të pushosh çdonjërin prej tyre do iu kushtojë shumë, do të ngadalësojë rritjen e shitjeve dhe do të shkaktojë një rënie të madhe në moral (dhe ndoshta ju lë të pambrojtur ndaj padive). Por diçka duhet të bëhet.

Sugjerimi im?

Bëni atë që Elon Musk CEO i Tesla Motors bëri kur mori vesh se disa nga punonjësit e tij kishin shkelur politikën e tij të rreptë të shitjes “nuk ka negociata, nuk ka zbritje“. Dërgojuni atyre një letër.

Po, një letër. Kjo mund të tingëllojë e modës së vjetër në këtë ditë të selfie-ve dhe bisedave të menjëhershme me video, por ndonjëherë një letër e shkruar në mënyrë të shkëlqyer mund të tregojë lidership të mirë. Le t’i hedhim një sy kësaj letre të thjeshtë për të punësuarit e tij dhe të shohim arsyen pse kjo funksionon aq mirë:

Së pari, unë do të doja t’iu përgëzoja për një tremujor të shkëlqyer deri më tani! Kjo ka të ngjarë të jetë falenderimi më i mirë ndonjëherë në historinë e Tesla-ës falë përpjekjeve tuaja të mëdha.

Është absolutisht e rëndësishme që ne t’u përmbahemi plitikave të negociatave dhe zbritjeve që kanë qenë të vërteta që kur kemi filluar të marrim urdhra dhjetë vjet më parë.
Kjo është thelbësore për integritetin tonë dhe ne e kemi mbajtur këtë politikë edhe nëpër thellësitë e tmerrshme të recesionit të madh të 2008/2009.

Është mirë që të kemi zbritje për makinat që janë modele të vjetra, që janë përdorur në disqet e testimeve ose janë dëmtuar para shpërndarjes. Ajo që ne bëjmë është caktimi i një çmimi të saktë të automjetit. Megjithatë, kurrë nuk mund– dhe nënkuptoj që kurrë— nuk mund të ketë zbritje në një makinë të re që vjen nga fabrika në gjendje të pacënuar, kur nuk ka një arsyetim themelor. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë e paguaj çmimin e plotë kur blej një makinë dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time, miqtë dhe të famshmit, pa marrë parasysh sa i famshëm ose me ndikim është.

Testi acid është në qoftë se ju nuk mund t’i shpjegoni një klienti, i cili paguan çmimin e plotë, pse një tjetër klient nuk e paguan pa u zënë ngushtë, atëherë ajo nuk është e drejtë. Ne ose fitojmë në një mënyrë që është e drejtë ose e kemi humbur nderin tonë të paprekur dhe pranojmë pasojat.

Po ashtu i kam kërkuar grupit tonë të financave për të siguruar që ne numërojmë një makinë si të shitur vetëm nëse ajo është në fakt e blerë. Financa do të raportojë çdo rast të një makine të shitur më pak se lista e çmimeve, bashkë me arsyetimin pse e keni bërë këtë, të cilat unë do t’i shqyrtoj personalisht.

Edhe pse kjo duket të jetë e kufizuar në një numër të vogël të rasteve në botë, duhet të jenë në fakt zero raste.

Më vjen keq për gjuhën “drakoniane”, pasi unë jam super mirënjohës për punën tuaj të vështirë, por nuk ka asgjë më të rëndësishme se integriteti jonë si kompani. Konsumatorët duhet të dinë se me siguri absolute ata gjithmonë mund të besojnë te Tesla për të bërë gjënë e duhur.

Faleminderit,

Elon.

1. Ai fillon duke njohur punën e mirë që janë duke bërë. Udhëheqësit e mirë i pranojnë arritjet, të mbajnë moralin lart, dhe zbutin kritikat me komplimente.

2. Më pas, ai e shpjegon këtë situatë duke përdorur gjuhë të qartë dhe shembuj konkretë. Jo vetëm që është duke u dhënë atyre përfitimin e dyshimit, por ai gjithashtu është duke u siguruar se në qoftë se kjo ndodh përsëri, askush nuk mund të përdori arsyetimin se ata nuk e kuptuan politikën .

3. Vini re se ai e përsërit dhe thekson fjalën asnjëherë. A mund t’i imagjinoni të punësuarit tani duke argumentuar se ata nuk ishin të sigurt nëse ai me të vërtetë donte të thoshte atë, ose të mendonin se ka pasur disa liri veprimi në dispozicion? Nuk ka gjasa.

4. Gjithashtu nuk ndodh një përçartje në lidhje me çdo problem të vogël që kompania mund të ketë. Ai është i fokusuar në një problem dhe e shpjegon atë në mënyrë të qartë. Mesazhi i tij nuk do të humbë në një listë të gjatë të ankesave dhe problemeve.

5. Ai vazhdon të përshkruajë proceset e reja të biznesit që ai shpreson se do të zgjidhin problemin. Kjo tregon se ai është duke marrë përgjegjësi gjithashtu, që si lider, ai do të bëjë ndryshime dhe do të përpiqet të përmirësojë mënyrën se si gjërat duhen bërë. Ai nuk është fokusuar vetëm në problemet, ai është duke menduar zgjidhje gjithashtu.

6. Thekson se ai nuk angazhohet në kërcënime, ai thotë se do të jetë personalisht në rishikimin e transaksionit për çdo makinë të shitur për më pak se lista e çmimeve. Nëse unë do të isha një shitës në Tesla, mund të jeni i sigurt se makina nuk do të kishte zbritje.

7. Së fundmi, ai përfundon në një shënim personal, duke u kujtuar atyre se sa mirënjohës është për punën e tyre dhe duke u bërë një apel të fortë për sensin e tyre të moralit dhe integritetit.

Udhëheqja në më të mirën e saj.

Elon Musk vetëm demonstroi “Mos u inatosni. Shkruani.”

Takti, qartësia, komunikimi ekspresiv çon në një rrugë të gjatë drejt krijimit të një kulture pozitive të kompanisë.

Magjia ndodh kur lidershipi i mirë takon komunikimin e mirë.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0