Elon Musk thotë se arsyetimi i Mark Zuckerberg për inteligjencën artificiale është "i limituar" - Business Magazine Albania

Elon Musk thotë se arsyetimi i Mark Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i limituar”


Mark Zuckerberg komentoi mbi inteligjencën artificiale, duke thënë se njerëzit që paralajmërojnë për “skenarët e fundit të botës” në lidhje me IA janë “shumë të papërgjegjshëm”.

Kjo nuk u prit mirë nga Elon Musk, i cili komentoi i revoltuar në Twitter, duke thënë se botëkuptimi i Zuckerberg për këtë temë është “i kufizuar”.

Lexoni: Mark Zuckerberg, i inatosur me Elon Musk për shpërthimin e raketës

CEO i Facebook e bëri komentin gjatë një interviste të hapur në Facebook Live me përdoruesit ditën e Hënë; pyetja të cilës ai po i përgjigjej në të vërtetë përmendi Musk.

Qëndrimi i Musk-ut për rreziqet e IA është i dokumentuar mirë. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, SpaceX dhe Neuralink (ndër të tjera) tha në shumë raste se njerëzimi duhet të jetë i shqetësuar për IA.

Ai bëri thirrje për sistemin e IA dhe madje e quajti atë “rrezikun më të madh me të cilin po përballemi ne si qytetërim“.

Zuckerberg, i cili gjithashtu njeh disa gjëra rreth IA, ka një qëndrim të ndryshëm. Në Facebook Live, ai tha se është “optimist” për përparimin e inteligjencës artificiale.

Unë mendoj se njerëzit që përpiqen për të hedhur në erë këto skenare të fundit të botës – thjesht nuk i kuptoj pse e bëjnë këtë. Mendoj se është vërtet negative dhe shumë e papërgjegjshme“, tha Zuckerberg.

“Në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme, IA do të japë shumë përmirësime në jetën tonë. Nëse po debatoni kundër IA, atëherë jeni duke argumentuar kundër makinave më të sigurta që nuk do të kenë aksidente dhe po argumentoni se nuk jeni në gjendje të diagnostikoni më mirë njerëzit kur janë të sëmurë.”

Përgjigja e Musk-ut ishte mjaft e pavlerë, por shpejt e kuptoi se kjo nuk mund të qëndrojë vetëm me atë postim.

Musk vazhdoi duke theksuar se IA është duke u përmirësuar me një “normë të dyfishtë eksponenciale”, me të cilën ai thotë se “hardware dhe software IA janë të dyja duke u përmirësuar”.

Së fundi, Musku tha në mënyrë misterioze se një “film mbi këtë temë po vjen së shpejti”.

Lexoni: A duhet të konsiderohet inteligjenca artificiale një rrezik?

Inteligjenca artificiale është një nga hapësirat më të nxehta në teknologjinë e sotme, të gjitha kompanitë më të mëdha të teknologjisë po përpiqen të përdorin atë në një farë mënyre, qoftë për të ndërtuar ndihmës dixhital të përsosur ose për të mësuar një makinë se si të ngitet vetë.

Është e vështirë të thuhet se sa thellë Musk apo Zuckerberg janë të përfshirë në projektet e IA, por është e sigurtë të supozohet se ata të dy e dinë se për çka po flasin.

Kush ka të drejtë? Është e pamundur të thuhet, por Musk ka një avantazh në diskutim. Nëse një ushtri e robotëve të ligë na bën skllevër në dy vjet, ai mund të pretendojë fitoren. Dhe nëse nuk ndodh, ai gjithmonë mund të thotë se IA ka nevojë vetëm për më shumë kohë.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0