Mark Zuckerberg, i inatosur me Elon Musk për shpërthimin e raketës - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg, i inatosur me Elon Musk për shpërthimin e raketës


Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ishte në udhëtimin e tij në Afrikë, i cili iu ndërpre nga disa lajme mjaft të këqija të enjten që kaloi: Një raketë SpaceX shpërtheu në një vend lëshimi në Florida, duke shkatërruar një satelit që Facebook kishte në plan t’a përdorte për t’iu ofruar akses në internet një pjese të kontinentit që ai është duke e vizituar.

“Gjatë kohës së qëndrimit tim këtu në Afrikë, unë jam thellësisht i zhgënjyer të dëgjoj se dështimi i nisjes së SpaceX  shkatërroi satelitin tonë, që do kishte lidhur shumë sipërmarrës me çdo njeri tjetër në të gjithë kontitentin”, ka shkruan në Facebook Zuckerberg disa ore pas incidentit.

“Për fat të mirë, ne kemi zhvilluar teknologji të tjera si Aquila që do të lidhin njerëzit. Ne mbetemi të angazhuar në misionin tonë që t’i lidhim të gjithë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë deri sa të gjithë të kenë mundësinë që ky satelit do t’a sigurojë, “shtoi ai.

Deklarata e Zuckerberg lexohet si një goditje nga miliarderi Elon Musk, CEO i SpaceX, si dhe i kompanisë Tesla. Nga ana e tij, Musk shkroi në Twitter të enjten se problemi kishte të bënte me depozitën e oksigjenit në pjesën e sipërme të raketës, edhe pse nje shkak i saktë ende nuk është përcaktuar. Raketa SpaceX, një Falcon 9, ishte duke u testuar për një provë në kohën e shpërthimit; ajo nuk ishte vendosur për t’u nisur deri më 3 shtator. Incidenti nuk ka patur ndonjë viktimë.

“Përafërsisht në 9:07 paradite, gjatë një testi standard zjarri për AMOS-6 para lëshimit,  ka pasur një anomali në Cape Canaveral Space Launch Complex 40 të SpaceX e cila ka rezultuar në humbjen e mjetit”, tha Phil Larson, një Zëdhënës i SpaceX, në një deklaratë të enjten pasdite. “Anomalia e ka origjinën rreth pjesës së sipërme në depozitën e oksigjenit dhe ka ndodhur gjatë ngarkimit shtytës të mjetit. I gjithë personeli ishin të pajisur me masa mbrojtëse dhe nuk pati viktima. Ne po vazhdojmë të shikojmë të dhënat për të identifikuar shkakun e këtij incidenti.”

Incidenti i së enjtes shënon një të metë në të dhënat e SpaceX, e cila nuk kishte ndodhur qëkur një Falcon 9 kishte humbur gjatë një nisjeje në qershor të vitit të kaluar. Ky shpërthim pohoi një tjetër viktimë të teknologjisë.

Së bashku me një operator satelitor francez, Facebook ka shpenzuar rreth 95 milionë $ për të marrë me qira një kapacitet në satelit gjatë pesë viteve të ardhshme. Sateliti, Amos-6, është ndërtuar nga firma satelitore izraelite Spacecom.

 

burimi: Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0