Elon Musk: Tesla dërgon numër rekord makinash pas zbritjes së çmimeve

Elon Musk: Tesla dërgon numër rekord makinash pas zbritjes së çmimeve

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla thotë se ka dërguar një numër rekord makinash gjatë tre muajve deri në fund të qershorit, pasi ka zbritur çmimet për të nxitur shitjet. Kompania ka ulur çmimet në tregje të tilla si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina për të konkurrur me prodhues të tjerë.

Këtë fundjavë, prodhuesit kinezë të makinave raportuan gjithashtu një rritje të madhe të shitjeve në qershor. Më herët këtë vit, Elon Musk, tha se besonte se shitjet më të larta, me fitime më të ulëta, ishte “vendimi i duhur” për kompaninë.

Ditën e diel, Tesla tha se ka dërguar 466,140 makinat në çerekun e dytë; më shumë se 80% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, kompania tha se ka rritur prodhimin e makinave në pothuajse 480,000 në të njëjtën periudhë.

“Tesla ka bërë një zgjedhje strategjike për të qenë një prodhues me volum”, tha Bill Russo, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i firmës këshillimore Automobility, për BBC-në. “Zbritjet e çmimeve në Kinë ishin një lëvizje e zgjuar që ishte jashtëzakonisht e suksesshme për Tesla”.- u shpreh Dan Ives nga firma investitore “Wedbush Securities”. Kina është tregu i dytë më i madh i Teslës pas Amerikës Veriore.

Lexo:Këshilla proaktive për mbrojtjen e të dhënave tuaja kur punoni në distancë

Kompania ka ulur çmimet në ekonominë e dytë më të madhe të botës, ku ballafaqohet me konkurrencë nga prodhuesit lokalë të makinave elektrike.Gjatë fundjavës, Li-Auto me bazë në Pekin tha se dërgesat e tyre kanë arritur një nivel rekord prej 32,575 në qershor, shënuar si të tretën radhazi për rekordin e shitjeve mujore.

Ndërkohë, dërgesat nga Nio me bazë në Shanghai dhe Xpeng me bazë në Guangzhou kanë rritur në 10,707 dhe 8,620 respektivisht gjatë muajit.

Në prill, Tesla tha se nuk ka plane për të stabilizuar çmimet e makinave të saj, edhe pse zbërthimet e përsëritura të çmimeve kishin dëmtuar fitimet.

“Ne nuk po ‘nisin një luftë çmimesh’, po zbresim çmimet për të mundësuar furnizim më te madh”, tha Musk në rrjetet sociale, Twitter.Në atë kohë, Tesla tha se të ardhurat e saj totale kishin rënë gati një çerek në çerekun e parë krahasuar me një vit më parë, pasi shitjet e makinave rriteshin. Kompania pritet të raportojë rezultatet e saj financiare për çerekun e dytë më 19 korrik.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0