Elon Musk shkakton reagime në krahasimin e Kosovës me rajonet lindore të Ukrainës - Business Magazine Albania

Elon Musk shkakton reagime në krahasimin e Kosovës me rajonet lindore të Ukrainës

Përmes një sondazhi të hapur në rrjetin social, Twitter, Elon Musk ka kërkuar mendimin e ndjekësve për mënyrën si duhet të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë propozon zgjedhje të vëzhguara nga OKB-ja në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska pak ditë më parë, pas referendumeve që Perëndimi i konsideron “një farsë”.

Sipas miliarderit, Rusia mund të largohet më pas nga këto territore, nëse ekziston vullneti i popullit. Në planin e tij, ai parashikonte që Gadishulli ukrainas i Krimesë – të cilin Rusia e ka aneksuar ne 2014 – të jetë zyrtarisht pjesë e saj “siç ka qenë prej vitit 1783, deri tek gabimi i ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, thotë ai.

Lexo edhe: Elon Musk e sfidon drejtorin ekzekutiv të Twitter në një ‘debat publik’ në lidhje me ‘robotët’

Po kështu, propozon që të sigurohen furnizimet me ujë në Krime dhe që Ukraina të mbetet neutrale, ndërsa i pyet ndjekësit nëse janë pro apo kundër planit që ka hartuar. Ndaj kësaj lëvizjeje të pronarit te Teslas, reagoi këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, i cili e pyeti Muskun nëse po tenton të legjitimojë pseudorefendumet që ndodhën në kushte persekutimi, torturave dhe ekzekutimeve.

Por Musk i përgjigjet se po sugjeron të votohet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar një qasje “ndoshta të ngjashme me Kosovën”. Ndaj kësaj, kanë reaguar një sërë personalitetesh në Prishtinë. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i sugjeron të lexojë më parë disa libra nëse dëshiron të kuptojë më mirë Kosovën dhe Ukrainën. “Serbia ka kryer genocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter. ““Lexo para se të postosh në Tëitter!”, i thotë dhe deputeti Behgjet Pacolli.

Edhe më e ashpër është treguar në komentet e saj nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila shkruan: “E ke me të vërtetë? Duhet të jesh i dehur”!, në reagimin e indinjuar të saj pas krahasimit që Musk i bëri Kosovës me Donbasin e Krimenë. Ndaj Muskut reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili u kundërpërgjigj me një sondazh, pyetja e së cilës ishte: “Cilin Elon Musk e pëlqeni më shumë? Atë që mbështet Ukrainën, apo atë që mbështet Rusinë?”/ New York Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0